Projektligji "Për masat procedurale dhe mbrojtjen e personave që angazhohen në pjesëmarrjen publike nga paditë haptazi të pabazuara dhe procedurat gjyqësore abuzive"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 09.11.2026

|

Data e Mbylljes: 07.12.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 240

PDF

|

XML

Projektligji "Për masat procedurale dhe mbrojtjen e personave që angazhohen në pjesëmarrjen publike nga paditë haptazi të pabazuara dhe procedurat gjyqësore abuzive" ka për qëllim përafrimin e legjislacionit shqiptar me acquis të Bashkimit Evropian, përmes transpozimit të plotë të Direktivës (BE) 2024/1069 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit, datë 11 prill 2024.

Ky projektligj synon krijimin e një kuadri ligjor të posaçëm për mbrojtjen efektive të personave fizikë dhe juridikë që angazhohen në pjesëmarrjen publike nga paditë haptazi të pabazuara dhe procedurat gjyqësore abuzive, të cilat kanë për qëllim pengimin, kufizimin ose ndëshkimin e pjesëmarrjes së tyre në çështje me interes publik.

Objektivat kryesore që synohen të arrihen përmes këtij projektligji janë:

  • Garantimi i mbrojtjes efektive të personave fizikë dhe juridikë që angazhohen në pjesëmarrjen publike, duke parandaluar përdorimin e procedurave gjyqësore si instrument për pengimin, kufizimin ose ndëshkimin e ushtrimit të kësaj të drejte.

  • Vendosja e garancive të posaçme procedurale për mbrojtjen e të paditurve, përfshirë garancinë për shpenzimet gjyqësore dhe rrëzimin e hershëm të padive haptazi të pabazuara.

  • Përcaktimi i masave kundër procedurave gjyqësore abuzive, përfshirë ngarkimin me shpenzimet gjyqësore, shpërblimin e dëmit dhe publikimin e vendimit gjyqësor.

Nëpërmjet këtyre masave, projektligji synon forcimin e mbrojtjes së lirisë së shprehjes, garantimin e pjesëmarrjes së lirë në debatin publik dhe parandalimin e keqpërdorimit të procedurave gjyqësore për të cenuar ushtrimin e këtyre të drejtave.

Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, mund të përcillen nga subjektet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik Greis.Como@drejtesia.gov.al.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar