Projektligji "Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta për furnizimin e institucioneve publike të kujdesit shëndetësor me produktet mjekësore për përdorim njerëzor,pajisje mjekësore dhe shërbime të tjera mbeshtetese"
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
|
Postuar më: 27.11.2026
|
Data e Mbylljes: 25.12.2026
|
Statusi: Konsultim i hapur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 50
Projektligji "Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për ofrimin e shërbimeve të përbashkëta për furnizimin e Institucioneve Publike të Kujdesit Shëndetësor me produkte mjekësore për përdorim njerëzor, pajisje mjekësore dhe shërbime të tjera mbështetëse"
Ky Projektligj ka per qellim krijimin e shoqerise aksionare me kapital 100% shteteror "MedAL" sh.a. ( ne vijim "Shoqeria"), e cila ushtron funksionin e organit qendror bleres dhe te ofruesit te sherbimeve te perbashketa per institucionet shendetesore publike, per planifikimin, prokurimin, importin, magazinimin, transportin, shperndarjen, gjurmueshmerine dhe monitorimin e produkteve mjekesore per perdorim njerezor, pajisjeve mjeksore, produkteve te tjera shendetesore, mallrave dhe sherbimeve mbeshtetese .
Objektivat kryesore qe synohen te arrihen jane;
a) garantimi i furnizimit te vazhdueshem, te sigurt dhe cilesor te institucioneve shendetesore publike, ne menyre qe pacienti te mos vuaje pasojat e mungesave ose te nderprerjeve te furnizimit;
b) rritja e eficences ne perdorimin e fondeve publike, nepermjet agregimit te kerkeses, ekonomive te shkalles, rritjes se fuqise negociuese te shtetit dhe uljes se kostove per njesi;
c) planifikimi i perbashket i nevojave mbi baza objektive (protokollet klinike, udhezuesit teraupetike, te dhenat e konsumit dhe nivelet e stoqeve), ne vend te planifikimit historik dhe te izoluar per çdo institucion;
ç) rritja e transparences dhe e gjurmueshmerise se produkteve dhe te fondeve, nepermjet nje platforme elektronike te vetme per planifikimin, kontratat, stoqetdhe shperndarjen.
Nepermjet ketij projektligji synohet kalimi nga nje model i fragmentuar ne nje model te centralizuar dhe te integruar, te drejtuar nga nje subjekt i vetem, profesional dhe i pergjegjshem per te gjithe zinxhirin e furnizimit.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim