PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 46/2018 “PËR KONTROLLIN SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË”
|
Postuar më: 15.04.2020
|
Data e Mbylljes: 15.05.2020
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1630
PROJEKTLIGJ
Nr.______, datë_____._____2020
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 46/2018 “PËR KONTROLLIN SHTETËROR TË TRANSFERIMEVE NDËRKOMBËTARE TË MALLRAVE USHTARAKE DHE TË ARTIKUJVE E TEKNOLOGJIVE ME PËRDORIM TË DYFISHTË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Pika 1 e nenit 26 ndryshohet, si më poshtë:
1. Për lëshimin e licencave/autorizimeve apo të certifikatave në transferimin ndërkombëtar të mallrave, personi fizik/juridik aplikon pranë Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve, me dokumentacionin e nevojshëm për shqyrtim dhe vlerësim. Këto dokumente, të cilat i bashkëlidhen aplikimit, përmbajnë të dhëna të sakta për mallrat dhe procedurat e transferimit ndërkombëtar të tyre, si dhe dokumentet e garancisë origjinale për këto transferta.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Gramoz Ruçi
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim