Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 10 112, Datë 09.04.2009, “Për Administrimin e Bashkëpronësisë në Ndërtesat e Banimit"

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 18.04.2017

|

Data e Mbylljes: 20.05.2017

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 3992

PDF

|

XML

Në kuadër të përmirësimit të legjislacionit në fushën e pasurive të paluajtshme, si dhe marrë shkas nga problematikat e hasura nga qytetarët dhe bashkitë, është iniciuar procesi i përmirësimit të ligjit nr. 10112, datë 09.04.2009, “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesat e banimit", duke synuar krijimin e lehtësirave gjatë zbatimit në praktikë të tij. Duke synuar eficencën gjatë implementimit të ligjit, pjesë e fokusit të ndryshimeve janë mënyra e organizimit dhe kompetencat e organeve drejtuese, administrimi dhe menaxhimi i shërbimeve, si dhe përfshirja e disa organizmave të banimit të cilat, në momentin e konceptimit dhe draftimit të ligjit, kanë qenë të panjohura dhe të pakrijuara. Këtu përmendim administrimin e komplekseve të banesave individuale ose komplekseve rezidenciale të organizuara në formën e fshatrave të banimit, si dhe përfshirja në objektin e ligjit ndërtesat e banimit që përfshijnë edhe njësi tregtare. 
Një ndryshim që sjell propozimi i këtij projektligji është edhe rregullimi i statusit ligjor që gëzojnë asambletë e bashkëpronarëve, duke bërë në këtë mënyrë që asambleja e bashkëpronarëve të fitojë statusin e personit juridik jofitimprures në momentin e regjistrimit në bashki, duke krijuar fitimin e të drejtave dhe detyrimeve në mënyrë të pavarur në raport me të tretët (administratorin, furnizuesin e shërbimeve, shfrytëzimin / dhënien me qira të mjediseve të përbashkëta,  etj., perfshirë për efekte fiskale, si mbajtja e të ardhurave në burim). Ndërkohë që, duke e përcaktuar si subjekt jofitimprurës, asambleja nuk do të tatohet për të ardhurat e veta. 
Projektligji është përgatitur nga përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Urban. 
Duke vlerësuar të domosdoshëm kontributin e të gjithë aktorëve, MZHU vë në dispozicion draftin e propozuar për të siguruar në këtë mënyrë një proces transparent dhe gjithëpërfshirës deri në draftin përfundimtar që do të miratohet. 
Jeni të mirëpritur me komente dhe sugjerime në sistem ose në adresën e e-mailit: 
konsultime@zhvillimiurban.gov.al

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.