Projektvendimi “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për luftën kundër trafikimit të personave 2021-2023”.
|
Postuar më: 03.06.2021
|
Data e Mbylljes: 01.07.2021
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 2348
Plani Kombëtar i Veprimit (PKV) kundër Trafikimit të Personave 2021-2023 hartohet në vijim të planit të mëparshëm të veprimit që u zbatua në periudhën 2018-2020.
Lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është adresuar pjesërisht nga Strategjia kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021-2025 në kuadër të garantimit të një mjedisi të sigurtë për shoqërinë duke ulur e luftuar trafikimin e qenieve njerëzore nga dhe përmes Shqipërisë, porse, nën ombrellën e kësaj strategjie është parashikuar hartimi i Planit Kombëtar të Veprimit kudër Trafikimit të Personave 2021-2023.
Lufta kundër trafikimit të personave përbën një nga prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Brendshme, si dhe është një ndër kriteret kryesore për procesin e anëtarësimit në BE. Konsolidimi i shtetit të së drejtës dhe rritja e sigurisë në vend janë të lidhura ngushtësisht me rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe logjistike në institucionet ligjzbatuese, përmirësimin e kuadrit ligjor, garantimin e integritetit, sofistikimin e proceseve hetimore dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
Misioni i PKV Promovimi i një reagimi efektiv, adekuat dhe të bashkërenduar për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave të bazuar në bashkëpunimin ndërkombëtar, bashkëpunimin efektiv ndër-institucional brenda vendit, pjesëmarrjen e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit dhe përfshirjen së shoqërisë civile dhe komunitetit.
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim