Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.162, datë 4.12.2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 28.07.2022

|

Data e Mbylljes: 20.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1217

PDF

|

XML

 

stema1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

Nr._____/2022

 

 

“PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.162, DATË 4.12.2014 “PËR MBROJTJEN E CILËSISË SË AJRIT NË MJEDIS”, I NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.162, datë 4.12.2014 “Për mbrojtjen e cilësisë së ajrit në mjedis”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:

 

 

Neni 1

Nw nenin 3, pika 20 shfuqizohet.

 

Neni 2

Neni 20 ndryshon me përmbajtjen si më poshtë vijon:

 

“Neni 20

Kundërvajtjet

 

 1. Çdo shkelje e kërkesave të këtij ligji dhe të akteve nënligjore, të dala në zbatim të tij, kur nuk përbën vepër penale, konsiderohet shkelje administrative dhe ndëshkohet me gjobë, pezullim apo mbyllje të veprimtarisë, përkatësisht:

a) mospërmbushja dhe mosrespektimi i kërkesave, parimeve dhe kushteve të shkarkimeve në ajër nga operatori i një instalimi, referuar lejes së mjedisit të tipave A apo B:

i) për lejet e mjedisit të tipit A, dënohet me gjobë në vlerën 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;

ii) për lejet e mjedisit të tipit B, dënohet me gjobë në vlerën 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;

b) prodhimi, importimi ose tregtimi, nga subjektet, i lëndëve djegëse në kundërshtim me kërkesat e nenit 14, të këtij ligji, dënohen me gjobë në vlerën       1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë)  lekë, në varësi të sasisë dhe rrezikshmërisë që paraqesin lëndët djegëse të palejuara, si dhe me sekuestrimin e lëndës djegëse që është gjendje;

c) përdorimi i lëndëve djegëse të ndaluara nga operatori, në kundërshtim me kërkesat e neneve 14 dhe 15, shkronjat “c” dhe “ç”, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë, në varësi të sasisë e rrezikshmërisë që ato lëndë djegëse paraqesin, si dhe me pezullimin e veprimtarisë, për aq kohë sa të bëhet zëvendësimi i lëndës djegëse;

ç) ndotja e ajrit, e shkaktuar nga burimet e lëvizshme, në kundërshtim me kërkesat e nenit 13, të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën 1 300 000 (një milion e treqind mijë) deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë.”

 

2. Gjoba e vendosur, për kundërvajtjet administrative të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, përbën titull ekzekutiv.

 

3. Organi që vendos gjobën, që kërkon ekzekutimin e saj, si dhe pezullimin ose ndërprerjen e veprimtarisë, sipas këtij neni, është struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit.

 

4. Në rastet kur shkeljet përbëjnë vepër penale, struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit bën kallëzim penal pranë organeve përkatëse.”

 

Neni 3

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

 

 

LINDITA NIKOLLA

 

 

 

 

 

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.