P R O J E K T L I GJ “PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 431, DATË 9.6.2011 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit

|

Postuar më: 28.07.2022

|

Data e Mbylljes: 20.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 826

PDF

|

XML

 

stema1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Kuvendi

 

 

P R O J E K T L I GJ

 

 

Nr._____/2022

 

 

“PËR

 

DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10 431, DATË 9.6.2011 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, I NDRYSHUAR”

 

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

 

V E N D O S I:

 

Në ligjin nr.10 431, datë 9.6.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”, i ndryshuar, bëhen ndryshimet si më poshtë vijojnë:

 

Neni 1

Në nenin 60, pika 1, shkronja “g”, ndryshon si vijon:

“g) kryen inspektime dhe kontrollon veprimtaritë sipas parshikimeve të këtij  ligji”.

 

Neni 2

 

Pika 1 dhe 2 e nenit 69 ndryshojnë me përmbajtjen si më poshtë vijon:

 

“ 1. Shkeljet e mëposhtme të këtij ligji, që nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen si më poshtë:

a) mosdhënia e informacionit për shkarkimin dhe transferimin e ndotësve nga operatori, sipas përcaktimit të nenit 32 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;

b) mospërmbushja e kërkesave për prodhimin, importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e substancave ozonholluese, si dhe importin, eksportin, hedhjen në treg dhe përdorimin e produkteve dhe të pajisjeve që përmbajnë këto substanca, sipas përcaktimit të nenit 35 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;

c) mospërmbushja e kërkesave për lëshimin e qëllimshëm në mjedis të Organizmave të Modifikuar Gjenetikisht, për qëllime të tjera, përveç hedhjes së tyre në treg si produkte që synojnë mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit të njeriut, sipas përcaktimit të nenit 36 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;

ç) mospërmbushja e kërkesave për ndalimin e prodhimit, të importit, hedhjes në treg dhe të përdorimit, për reduktimin e shkarkimeve, minimizimin dhe eliminimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm, sipas përcaktimit të nenit 37 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;

d) mospërmbushja e kërkesave për shkarkimin e erërave të pakëndshme nga veprimtaritë e reja dhe ekzistuese, sipas përcaktimit të nenit 39 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;

dh) mosplotësimi nga personi i autorizuar, që kryen monitorimin e mjedisit, sa më shumë të jetë e mundur, i kërkesave për minimizimin e ndërhyrjes mbi përdorimin e tokës dhe mosplotësimi, pas kryerjes së veprimtarisë, sa më shumë të jetë e mundur, i kërkesave për rikthimin e tokës në gjendjen e saj të mëparshme, sipas përcaktimit të nenit 43 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit;

e) mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për mundësinë e një kërcënimi të drejtpërdrejtë për një dëm të tillë nga operatori, sipas përcaktimit të pikës 6 të nenit 50 të këtij ligji, si dhe mosmarrja e masave të nevojshme për të parandaluar shkaktimin e dëmit në mjedis, pavarësisht nga detyrimi i tij për marrjen e masave parandaluese të dëmit në mjedis, sipas përcaktimit të pikës 6 të nenit 50 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;

ë) mosinformimi i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit nga operatori se me gjithë masat e marra në përputhje me përcaktimin e bërë në pikën 6 të nenit 50 të këtij ligji, kërcënimi i drejtpërdrejtë i dëmit në mjedis nuk është shmangur, sipas përcaktimit të bërë në pikën 7 të nenit 50 të këtij ligji, pavarësisht nga detyrimi i tij për të siguruar paraprakisht fondet për kompensimin e një dëmi të mundshëm ndaj mjedisit apo për eliminimin e një kërcënimi të pashmangshëm për dëme në mjedis, sipas përcaktimit të nenit 53 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë) lekë deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;

f) mospërmbushja e kërkesave të pikës 8 të nenit 50 të këtij ligji, nga operatori, pavarësisht nga detyrimi i tij për të rikthyer mjedisin në gjendjen e mëparshme, rehabilitimin e mjedisit, kompensimin e dëmit të shkaktuar apo për të marrë masa të tjera të përcaktuara në këtë ligj, dënohet me gjobë në vlerën nga 1 300 000 (një milion e treqind mijë)  lekë deri në 2 600 000 (dy milion e gjashtëqind mijë) lekë;

g) përdorimi i ekoetiketës nga zotëruesi i saj edhe pas heqjes së saj nga ministria, sipas përcaktimit të pikës 4 të nenit 55 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë;

gj) mosplotësimi nga operatori i kërkesave të përcaktuara në njoftimin e përputhshmërisë, brenda afatit të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 65 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 390 000 (treqind e nëntëdhjetë mijë) lekë deri në 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në korrigjimin e mospërputhjes;

h) mosplotësimi nga pronari i sendit apo operatori i veprimtarisë i kërkesave të përcaktuara në njoftimin e pezullimit, brenda afatit të përcaktuar në të, sipas përcaktimit të nenit 66 të këtij ligji, dënohet me gjobë në vlerën nga 650 000 (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) lekë deri në 1 300 000 (një milion e treqind mijë)  lekë, duke u shtuar me vlerën 10 për qind të gjobës për çdo ditë vonesë, deri në plotësimin e detyrimit.”

2. Gjoba e vendosur për kundravajtjet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni përbën titull ekzekutiv dhe të drejtën e gjobës e ka struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit. Krahas dënimit kryesor me gjobë, vendoset edhe dënimi plotësues i sekuestrimit të pajisjes, me të cilën, sipas tij, është kryer kundërvajtja e parashikuar në këtë ligj.

 

Neni 3

 

Kudo në tekstin e ligjit:

1) fjalët: “inspektorati pwr mjedisin” dhe “inspektorati qw mbulon fushwn e mbrojtes sw mjedist” zëvendësohen me fjalët: “struktura përgjegjëse inspektuese në fushën e mjedisit”;

2) fjala: “revokim” zëvendësohet me fjalën: “shfuqizim”.

 

Neni 4

 

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E T A R I

 

 

LINDITA NIKOLLA

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.