Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

|

Postuar më: 12.09.2022

|

Data e Mbylljes: 26.12.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 2

|

Nr.Shikimeve: 1238

PDF

|

XML

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, synon transpozimin e Direktivës (BE) 2018/1808, që ndryshon direktivën 2010/13/BE të Parlamentit Evropian dhe Këshillit, datë 10 mars 2010 “Për koordinimin e disa dispozitave të parashikuara me ligj, rregullore apo akte administrative në shtetet anëtare, lidhur me ofrimin e shërbimit të transmetimeve me zë dhe figurë” (Direktiva për Shërbimin Mediatik me Zë dhe Figurë). 

Ky projektligj, ka për qëllim rishikimin e rregullave për transmetuesit audiovizivë për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme, përfshirjen e rregullave për sigurimin e aksesit në informacion të personave me nevoja të veçanta, rritjen e transparencës së pronësisë së ofruesve të shërbimeve mediatike,  përforcimin e detyrimeve për ofruesit e shërbimeve audiovizive me kërkesë (on demand service). Në të gjejnë vend, trajtimi i koncepteve të reja si bashkërregullimi, vetërregullimi dhe edukimi mediatik. 

Po ashtu, përmes ndryshimeve propozohet rishikimi i detyrimeve të mbartjes (must carry rules), në linjë me Direktivën 2018/1972 të Parlamentit Evropian dhe e Këshillit, e datës 11 dhjetor 2018, mbi krijimin e Kodit të Komunikimit Elektronik Evropian. 

Për sa më sipër, ftohen grupet e interesit të dërgojnë komentet/rekomandimet brenda 20 ditëve pune nga data e njoftimit për procesin e njoftimit dhe konsultimit publik.

 

Komentet nga qytetarët

arrow

ALBANIAN WOMAN IN AUDIOVISUAL

Drejtuar: Ministrisë për Infrastrukturën dhe Energjitikën
Lënda: Komente dhe sugjerime për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”
1. Hyrje
1.1. Paraqitja për konsultim publik e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, në përputhje me ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar si qasja e duhur politike për të mundësuar zhvillimin e politikave të bazuara në nevojat që paraqet realiteti, si dhe të konsultuara me grupet e ndryshme të interesit. Kjo qasje respekton edhe rekomandimin e Raportit për Shqipërinë 2021 të Komisionit Evropian që ndryshimet ligjore në këtë fushë të jenë të konsultuara.1 Shoqëria Civile ka një rol me rëndësi për të luajtur, si në çdo fushë, edhe në atë të medias, e posaçërisht asaj audiovizive, e cila ndikon sa me përmbajtjen e asaj ç’ka transmetohet përmes saj, aq edhe me mënyrën se si kjo media i shfaqet publikut, edhe në çështjet e barazisë gjinore.
1.2. Në median audiovizive pasqyrohet një hendek gjinor për të cilin nevojitet të bëhet punë edhe më e madhe për ta luftuar, si një çështje e dinjitetit njerëzor. Ndërkohë që ligje të ndryshme, përfshirë edhe projektligjin e paraqitur për konsultim publik, adresojnë si çështje të të drejtave themelore të njeriut barazinë dhe mosdiskriminimin, nuk ka mjaftueshëm vëmendje ndaj seksizmit në media. Seksizmi në media është i pranishëm në vendin tonë. Ai sjell dëme të rënda ndaj qenieve njerëzore të targetuara si dhe grupeve shoqërore dhe shoqërisë në tërësi.
1.3. Aktet ndërkombëtare të ratifikuara apo të organizmave ndërkombëtare me rëndësi parësore për vendin tonë, i japin rëndësi parësore barazisë gjinore dhe lufëts kundër seksizmit në media. Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) ka në vëmendje aspekte të thelluara të stereotipeve gjinore dhe seksizmin ndaj grave e vajzave duke adresuar edhe aktet e seksizmit "të përditshëm". Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) ka të njëjtën qasje. Seksizmi në media është adresuar përmes një rekomandimi të posaçëm nga Këshilli i Evropës, në Rekomandimin CM/Rec(2019)1 i miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, 27 mars 2019, ku theksohet se “[s]eksizmi dhe sjellja seksiste rezultojnë në dëmtime fizike, seksuale, psikologjike ose socio-ekonomike dhe ndikojnë ndryshe në grupime të ndryshme të popullsisë. Gratë dhe vajzat preken në mënyrë
1 Shih Komisioni Evropian, Raporti për Shqipërinë, 2021, fq. 31. Shih në: https://neighbourhood- enlargement.ec.europa.eu/albania-report-2021_en
Tiranë, 03/10/2022
1/7
joproporcionale nga një sjellje e tillë”.2 Në këtë këndvështrim, pasqyrimi në legjislacionin tonë i kërkesave që burojnë nga këto akte është detyrim.
1.4. Po ashtu, duke konsideruar prioritetin politik të realizimit të integrimit të plotë evropian të vendit, harmonizimi i legjislacionit tonë me atë të BEsë për të luftuar seksizmin në media bëhet po aq detyrim. Rezoluta e 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE” (2017/2210(INI))3 kërkon promovimin e barazisë gjinore në mediat publike, ndalimin e diskriminimit me bazë seksi në media, dhe vë në vëmendje se liria e shprehjes së medias dhe ajo editoriale nuk mund të shërbejnë për të inkurajuar ose legjitimuar portretizimet degraduese të grave e vajzave.
1.5. Duhet vënë në vëmendje se sjelljet seksiste janë sa individuale, aq edhe institucionale (për shembull, mjedisi familjar, i punës ose arsimor) dhe strukturore (për shembull, përmes pabarazive gjinore shoqërore, normave sociale dhe sjelljes), dhe se pasojat janë të rënda sa për indvidët aq edhe shoqërinë në tërësi. Prandaj, lufta kundër seksizmit është pjesë e detyrimit pozitiv të shtetit për të garantuar të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave në përputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
1.6. Duke konsideruar situatën në vend lidhur me qasjen gjinore në median audiovizive, si edhe detyrimet që burojnë nga akte ndërkombëtare për vendin tonë, në vijim paraqiten disa komente e sugjerime, në vëmendje të të cilave është përforcimi i dimensionit gjinor në ligjin për median audiovizive, me theksin tek seksizmi në media.
2. Komente të përgjithshme:
2.1. Projektligji adreson një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe aspekte që lidhen me barazinë dhe mosdiskriminimin, duke i shërbyer kështu një çështje me rëndësi parësore për shoqërinë, atë të qasjes dhe trajtimit me dinjitet të qenies njerëzore. Relacioni i projektligjit parashikon se objektivat që synohet të arrihen nëpërmjet këtij projektligji përfshijnë, ndër të tjera, edhe garantimin e të drejtës së informimit dhe lirisë së shprehjes, mbrojtjen e dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe nxitjen e vetë-rregullimit dhe bashkërregullimit si një plotësim i mekanizmave legjislativë, gjyqësorë dhe administrativë. Ndërkohë që vetë projektligji shpalos objektivin e mbrojtjes së dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vëmendja vërehet se është tek fëmijët si një kategori që mund të dëmtohet në zhvillimin fizik, mendor apo moral nga përmbajtjet e programeve audiovizive. Sugjerojmë që projektligji të mbajë në konsideratë edhe grupe të tjera sociale, si ato që preken nga seksizmi në media, dhe kjo të pasqyrohet edhe në relacionin e projektligjit.
2.2. Projektligji në thelb synon një nivel të lartë të ndërgjegjësimit ndaj aspekteve të barazisë dhe mosdiskriminimit. Në shërbim të këtij synimi thelbësor do ish me vend një qasje më e thelluar në projektligj ndaj dimensionit gjinor të barazisë dhe mosdiskriminimit, duke përfshirë aspekte të barazisë gjinore e konkretisht seksizmin në media. Autoriteti i Medias Audiovizive ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfshirë barazinë dhe mosdiskriminimin gjinor për herë të
2 Shih në: https://rm.coe.int/cm-rec-2019-1e-sexism/1680a217ca
3 Shih në: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/ficheprocedure.do?langëen&referenceë2017/2210(INI)
2/7

parë në Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive në Shqipëri duke hedhur për konsultim publik ndryshimet në këtë Kod Transmetimi. Sipas propozimeve operatorët e transmetimit jo vetëm kërkohet të garantojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe ndalojnë çdo diskriminim në bazë të gjinisë dhe dhunën me bazë gjinore në çdo formë të shprehjes së saj, por edhe të garantojnë përfaqësim gjinor në media, si dhe marrje masash në rast mosrespektimi të tyre.4 Kjo qasje është e lavdërueshme dhe ne si shoqëri civile jemi plotësisht në mbështetje të saj. Gjithsesi, në respektim të hierarkisë normative, vlerësojmë se është e nevojshme që qëndrime të tilla të shprehen në radhë të parë në ligj. Në këtë mënyrë edhe ndryshimet në Kodin e Transmetimit do të kishin një bazë më të konsoliduar ligjore.
2.3. Një qasje më e thelluar ndaj aspekteve gjinore do ishte në vijim të politikës të pasqyruar në vijimësi në vend, qoftë përmes kuadrit ligjor të hartuar e miratuar nga qeveria dhe Kuvendi, ashtu edhe përmes sjelljes dhe vendimmarrjeve administrative të institucioneve që adresojnë organizimin dhe funksionimin e medias audiovizive. Ndërsa Kushtetuta e vendit, në nenin 18 të saj, parashikon barazinë para ligjit duke theksuar ndalimin e diskriminimit për çdo shkak, përfshirë edhe atë gjinor apo tjetër, ligji nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar, në nenin 1 të tij thekson zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, përkatësinë në një grup të veçantë, ose çdo shkak tjetër. Pasqyrimi në ligjin për median audiovizive i kësaj game të zgjeruar të mosdikriminimit do të thoshte harmonizim i legjislacionit vendas.
2.4. Qasja më e thelluar gjinore në ligjin për median audiovizive do të thotë një nivel më i lartë mbrojtje i aspekteve gjinore në legjislacionin vendas dhe pasqyrim më i harmonizuar me rekomandimin e Këshillit të Evropës për Rekomandimin CM/Rec(2019)1 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, “Për parandalimin dhe luftën ndaj seksizmit”5 si dhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, datë 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE”. Kjo do të thotë përafrim më i lartë në fushën e të drejtave të njeriut të adresuar nga Kapitulli 23 i acquis së BEsë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të ratifikuar nga vendi ynë dhe BEja.
2.5. Së fundi, do ish me vlerë një rishikim në këndvështrimin e teknikës legjislative me qëllim që terma si ‘e efektshme’ apo ‘efektive’ të kenë qartësi të kuptimit të përdorimit të tyre në projektligj. Nëse përcaktimi i tyre mbetet i vagët në kontekstin e ligjit ato shndërrohen në të pamatshme. Po ashtu, sugjerojmë që togfajlëshi ‘do të’ të zëvendësohet me një mënyrë dëftore të formulimit të fjalisë, me përjashtim të rasteve kur është e domosdoshme, me qëllim vendosjen e rregullimit ligjor në një kontekst të aktualizuar dhe jo të së ardhmes.
3. Komente dhe sugjerime për dispozita të veçanta:
Sugjerohet që në projektligj të përfshihen aspekte të barazisë gjinore dhe luftës kundër seksizmit në median audiovizive, si vijon:
4 http://ama.gov.al/barazia-gjinore-per-here-te-pare-ne-kodin-e-transmetimit/ 5 Shih në: https://rm.coe.int/cm-rec-2019-1e-sexism/1680a217ca
3/7

3.1. Me qëllim qartësimin e kuptimit të seksizmit në media, sugjerohet që në tërësinë e përkufizmeve të nenit 2 të ligjit të përfshihet edhe përkufizmi i seksizmit në media, si vijon:
Në nenin 2 shtohet pika 36/1, si vijon:
- 36/1. “Seksizëm” është çdo akt, veprim, gjest, përfaqësim vizual, fjalë të shkruara ose të thëna në median audiovizive, praktika ose sjellje të bazuara në idenë se një person ose grup personash është inferior për shkak të gjinisë, që ndodh në sferën publike ose private, online ose offline, me efekt dhe qëllim dhunimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, që rezulton në dëm ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose socio- ekonomike ndaj një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi ose që krijon apo ushqen krijimin e një mjedisi që ngjall frikë, armiqësor, degradues, fyes ose poshtërues, ose ushqen apo synon ruajtjen dhe përforcimin e stereotipeve gjinore.
3.2. Në nenin 4 të shtohet një germë që parashikon parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor në median audio- vizive, si vijon:
• Në Nenin 4 “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, pika 2 shtohet shkronja (dh), si vijon:
- dh) parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor, ndalimit të seksizmit në media, dhe përfaqësimit gjinor në median audio-vizive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
3.3. Në nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet të shtohet një fjali në fund të pikës 1 me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, si vijon:
• Në Nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtareve AMA-s”, në fund të pikës 1, shtohet fjalia si vijon:
- . Kuvendi, në zgjedhjen e anëtarëve/anëtareve të AMA-s respekton parimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar që të paktën 30% e tyre t’i përkasë një gjinie.
3.4. Në nenin 20, “Këshilli i Ankesave”, me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, rekomandohet të shtohet fjalia si vijon:
• Në fund të nenit 20, “Këshilli i Ankesave”, shtohet fjalia si vijon:
a. Këshilli i Ankesave garanton respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë
themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, duke garantuar ruajtjen e imazhit nga qasjet seksiste në programet audiovizive.
3.5. Neni 30/1 i propozuar të përfshihet në projektligj të ruhet, por sugjerohet të riformulohet si vijon:
4/7

1. AMA përgatit dhe rishikon Kodet e Sjelljes që përcaktojnë standardet dhe praktikat që duhet të respektohen nga ofruesit e shërbimeve mediatike që ofrojnë shërbime mediatike audio dhe audiovizive. Kodet e Sjelljes hartohen në mënyrë që të:
a. kenë përmbajtje gjerësisht të pranueshme nga palët e interesit;
b. përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë objektivat e tyre;
c. garantojnë respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një
personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi;
ç. parashikojnë një monitorim dhe vlerësim të rregullt, transparent e të pavarur të
arritjes së objektivave të synuara; si dhe
d. sigurojnë një zbatim efektiv, përfshirë sanksione të efektshme dhe proporcionale.
2. Ofruesit e shërbimeve audiovizive hartojnë dhe zbatojnë Kode Sjelljeje si marrëveshje të lira mes tyre, për të zbatuar kërkesa etike dhe profesionale në ushtrimin e detyrës dhe detyrimet ligjore të parashikuara në këtë ligj, në favor të rritjes së cilësisë dhe shumëllojshmërisë së programeve audiovizive. Kodet e Sjelljes publikohen dhe në faqet elektronike të ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizive.
3.6. Pika 4 e nenit 32, sugjerohet të riformulohet si vijon:
4. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe me përmbajtje që: 1. a) nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi mbi baza të tilla si gjinia, identiteti gjinor, orientimi seksual, karakteristikat e seksit, raca, ngjyra, origjina etnike ose shoqërore, tiparet gjenetike, gjuha, feja, besimi, opinioni politik, kombësia, anëtarësimi i një pakice kombëtare, prona, lindja, paaftësia, mosha ose
orientimi seksual. gjininë, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.
Varianti 2
1. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive transmetojnë programe në zbatim dhe respektim të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, shtetësinë, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, jetesën me HIV/AIDS, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicionet gjenetike, pamjen e jashtme, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe që nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi në shkelje të parimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.
3.7. Në nenin 33 “Detyrimet e OSHMA-ve” rekomandohet përfshirja e detyrimeve si vijon:
Shtohet germa gj) dhe h) si vijon:
- gj) marrin masa proporcionale me qëllim mos transmetimin e programeve audio dhe
audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese duke reaguar menjëherë me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe duke u distancuar nga këto sjellje në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta si dhe duke mbyllur
5/7

programin, kur kjo është e mundur, ose duke mos transmetuar programet në rastet kur janë
jo të drejtpërdrejta.
- h) ndalojnë reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, që pasqyrojnë
sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.
3.8. Në nenin 42 “Komunikimet me natyrë tregtare” rekomandohet të shtohet në fund të pikës 6 togfjalëshi si vijon:
- Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive për produkte të cilat pasqyrojnë materiale seksiste, objektifikuese dhe stereotipizuese janë të ndaluara.
3.9. Në nenin 46 “Kodi i transmetimit” rekomandohet pasqyrimi i detyrimeve si vijon:
- dh/1) programet audio dhe audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese të kenë reagimin e menjëhershëm me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe distancimin e OSHME-ve nga sjellje të tilla në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta, si dhe mos transmetimin e tyre në rastet e programeve jo të drejtpërdrejta.
- ë/1) reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, të mos pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.
3.10. Në nenin 94 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet që në pikën 1 shtohet një fjali që garanton barazinë gjinore në median audio-vizive, si vijon:
• Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 1 shtohet fjalia si vijon: - . . . . , në respektim të parimit të barazisë gjinore.
• Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 3 shtohet fjalia si vijon:
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në zgjedhjen e anëtarëve respekton paraimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar
që të paktën 30% e anëtarëve t’i përkasë një gjinie.
3.11. Në nenin 133 rekomandohet të shtohen sanksionet si vijon:
• Shtohet pika 8/1, me përmbajtje si vijon:
- Me gjobë për rastet kur nuk respektohet detyrimi për reagim të menjëhershëm nga ana e OSHME-ve sipas germës gj) neni 33 të këtij ligji si dhe detyrimin për vendosje të reagimit në media në fashat orare me të ndjekura.
• Në pikën 9 të nenit 133 shtohet germa c), si vijon:
- AMA vendos pezullimin e përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit në rast se
subjekti: a) shkel detyrimin e mostransmetimit të programeve sipas germës gj) dhe h) të nenit 33 të këtij ligji.
6/7

Edhe një herë duam të ndajmë vlerësimin tonë të lartë për punën tuaj me rastin e ndryshimeve ligjore në Ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
Duke besuar në angazhimin tuaj për veprime që synojnë krijimin e një shoqërie më të barabartë dhe të drejtë dhe që respekton dinjitetin njerëzor, shpresojmë që sugjerimet tona të merren në konsideratë. Ne mbetemi të angazhuar edhe për komunikime të drejtpërdrejta me ju për sa kemi sugjeruar më lart.
Sinqerisht,
AWA
Përfaqësuar nga Sabina Kodra

Postuar më: 05.10.2022 10:12

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

arrow
Përshëndetje, Me anë të komentit tuaj keni kërkuar reflektimin e ndryshimeve në projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" , të ndryshuar. Konkretisht, në mënyrë të përmbledhur keni parashtruar se kërkoni përfshirjen në projektligj të disa aspekteve të barazisë gjinore, konkretisht garantimin e barazisë gjinore dhe luftës kundër seksizmit në median audiovizive, garantimin e barazisë gjinore në zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s si dhe të KDRTSH-s, etj. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" , i ndryshuar, synon tranzpozimin e pjesshëm të Direktivës 2018/1808 (BE) dhe Direktivës 2018/1972/BE, në kuadër të angazhimeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, neni 70 “Përafrimi i legjislacionit...” dhe neni 10.3 “Shoqëria e Informacionit”, harmonizimi i legjislacionit të fushës audiovizive me “acquis communitaire”, në të cilën përfshihet edhe Direktivën e sipërcituar. Pra, në këtë fazë, ndryshimet e ligjit 97/2013, i ndryshuar, vijnë si pasojë e procesit të përafrimit të legjislacionit vendas, me acquis communitarie të BE-së. Megjithatë, referuar sugjerimeve/komenteve tuaja, ju bëjmë me dije se, Kodi i Transmetimit për median audiovizive miratuar me vendimin e AMA-s nr. 228, datë 11.12.2017, është në proces rishikimi. Drafti i këtij Kodi, përmban një seksion të veçantë, dedikuar promovimit të barazisë gjinore, parandalimin dhe luftimin e diskriminimit gjinor në mediat audiovizive. Në këto kushte kërkesat e parashtruara nga ana Juaj do të merren në shqyrtim gjatë procesit të rishikimit të Kodit të Transmetimit. Krijimi i një seksioni të veçantë për barazinë gjinore lindi si nevojë e eliminimit të pabarazisë gjinore në mbulimin mediatik si dhe për të adresuar çështjet e seksizmit dhe raportimit negativ gjinor, shmangien e përdorimit të një fjalori aspak etik dhe jo korrekt gjinor përdorimin e një gjuhe komunikime etike dhe profesionale. Po kështu, edhe kuadri rregullator i këtij kodi pasqyron dokumente bazë që përmbajnë standardet e kërkuara në lidhje me barazinë gjinore dhe parandalimin e diskriminimit me bazë gjinore. Gjithashtu, në të parashikohen parimet, kërkesat dhe praktikat e transmetimeve që janë në përputhje me standardet e përcaktuara në ligjin nr. 97/2013 dhe në legjislacionin në fuqi në këtë fushë me synim përforcimin e qëndrimeve dhe sjelljeve shoqërore që nxisin pjesëmarrjen, përfaqësimin dhe udhëheqjen e barabartë të grave dhe burrave, të rejave dhe të rinjve, vajzave dhe djemve nga të gjithë grupet, në vendimmarrjen politike e publike në nivel vendor dhe mbrojtjen më të mirë të kësaj kategorie nga të gjitha format e praktikave të dëmshme, seksizmit, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, etj. Në këtë kuadër, tryeza e parë e këshillimit publik për draft kodin e ri u zhvillua në datën 16 Qershor 2022, në bashkëpunim me UN WOMEN në Shqipëri, me pjesëmarrjen e gazetarëve të terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit si dhe me moderatorë programesh me natyrë sociale. Në këtë takim u prezantua seksioni “Promovimi i barazisë gjinore, parandalimi e luftimi i diskriminimit gjinor në mediat audiovizive”. Gjithashtu, tryeza e dytë e këshillimit publik, zhvilluar në datën 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e shoqatave të grave në vendin tone, pati si fokus prezantimin e seksionit te ri, mbi barazinë gjinore dhe luftimin e diskriminimit gjinor. Procesi i Këshillimit Publik vijon dhe parashikon prezantimin e projekt kodit në 12 qarqe të Shqipërisë. Ju faleminderit!
arrow

RRJETI FUQIZIMIT GRUAS NE SHQIPERI

1.1. Paraqitja për konsultim publik e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 ‘Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”, në përputhje me ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”, është për t’u përshëndetur dhe vlerësuar si qasja e duhur politike për të mundësuar zhvillimin e politikave të bazuara në nevojat që paraqet realiteti, si dhe të konsultuara me grupet e ndryshme të interesit. Kjo qasje respekton edhe rekomandimin e Raportit për Shqipërinë 2021 të Komisionit Evropian që ndryshimet ligjore në këtë fushë të jenë të konsultuara. Shoqëria Civile ka një rol me rëndësi për të luajtur, si në çdo fushë, edhe në atë të medias, e posaçërisht asaj audiovizive, e cila ndikon sa me përmbajtjen e asaj ç’ka transmetohet përmes saj, aq edhe me mënyrën se si kjo media i shfaqet publikut, edhe në çështjet e barazisë gjinore.
1.2. Në median audiovizive pasqyrohet një hendek gjinor për të cilin nevojitet të bëhet punë edhe më e madhe për ta luftuar, si një çështje e dinjitetit njerëzor. Ndërkohë që ligje të ndryshme, përfshirë edhe projektligjin e paraqitur për konsultim publik, adresojnë si çështje të të drejtave themelore të njeriut barazinë dhe mosdiskriminimin, nuk ka mjaftueshëm vëmendje ndaj seksizmit në media. Seksizmi në media është i pranishëm në vendin tonë. Ai sjell dëme të rënda ndaj qenieve njerëzore të targetuara si dhe grupeve shoqërore dhe shoqërisë në tërësi.
1.3. Aktet ndërkombëtare të ratifikuara apo të organizmave ndërkombëtare me rëndësi parësore për vendin tonë, i japin rëndësi parësore barazisë gjinore dhe lufëts kundër seksizmit në media. Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) ka në vëmendje aspekte të thelluara të stereotipeve gjinore dhe seksizmin ndaj grave e vajzave duke adresuar edhe aktet e seksizmit "të përditshëm". Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit) ka të njëjtën qasje. Seksizmi në media është adresuar përmes një rekomandimi të posaçëm nga Këshilli i Evropës, në Rekomandimin CM/Rec(2019)1 i miratuar nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, 27 mars 2019, ku theksohet se “[s]eksizmi dhe sjellja seksiste rezultojnë në dëmtime fizike, seksuale, psikologjike ose socio-ekonomike dhe ndikojnë ndryshe në grupime të ndryshme të popullsisë. Gratë dhe vajzat preken në mënyrë joproporcionale nga një sjellje e tillë”. Në këtë këndvështrim, pasqyrimi në legjislacionin tonë i kërkesave që burojnë nga këto akte është detyrim.
1.4. Po ashtu, duke konsideruar prioritetin politik të realizimit të integrimit të plotë evropian të vendit, harmonizimi i legjislacionit tonë me atë të BEsë për të luftuar seksizmin në media bëhet po aq detyrim. Rezoluta e 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE” (2017/2210(INI)) kërkon promovimin e barazisë gjinore në mediat publike, ndalimin e diskriminimit me bazë seksi në media, dhe vë në vëmendje se liria e shprehjes së medias dhe ajo editoriale nuk mund të shërbejnë për të inkurajuar ose legjitimuar portretizimet degraduese të grave e vajzave.
1.5. Duhet vënë në vëmendje se sjelljet seksiste janë sa individuale, aq edhe institucionale (për shembull, mjedisi familjar, i punës ose arsimor) dhe strukturore (për shembull, përmes pabarazive gjinore shoqërore, normave sociale dhe sjelljes), dhe se pasojat janë të rënda sa për indvidët aq edhe shoqërinë në tërësi. Prandaj, lufta kundër seksizmit është pjesë e detyrimit pozitiv të shtetit për të garantuar të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave në përputhje me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.
1.6. Duke konsideruar situatën në vend lidhur me qasjen gjinore në median audiovizive, si edhe detyrimet që burojnë nga akte ndërkombëtare për vendin tonë, në vijim paraqiten disa komente e sugjerime, në vëmendje të të cilave është përforcimi i dimensionit gjinor në ligjin për median audiovizive, me theksin tek seksizmi në media.

2.1. Projektligji adreson një sërë çështjesh, ndër të cilat edhe aspekte që lidhen me barazinë dhe mosdiskriminimin, duke i shërbyer kështu një çështje me rëndësi parësore për shoqërinë, atë të qasjes dhe trajtimit me dinjitet të qenies njerëzore. Relacioni i projektligjit parashikon se objektivat që synohet të arrihen nëpërmjet këtij projektligji përfshijnë, ndër të tjera, edhe garantimin e të drejtës së informimit dhe lirisë së shprehjes, mbrojtjen e dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, si dhe nxitjen e vetë-rregullimit dhe bashkërregullimit si një plotësim i mekanizmave legjislativë, gjyqësorë dhe administrativë. Ndërkohë që vetë projektligji shpalos objektivin e mbrojtjes së dinjitetit, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, vëmendja vërehet se është tek fëmijët si një kategori që mund të dëmtohet në zhvillimin fizik, mendor apo moral nga përmbajtjet e programeve audiovizive. Sugjerojmë që projektligji të mbajë në konsideratë edhe grupe të tjera sociale, si ato që preken nga seksizmi në media, dhe kjo të pasqyrohet edhe në relacionin e projektligjit.
2.2. Vetë projektligji vendos në vëmendje parësore fëmijët. Ky grupim përfshin sa djem aq edhe vajza, dhe mënyra e sterotipizuar e roleve gjinore në media ndikon negativisht tek ato; kryesisht tek vajzat fëmijë. Fëmijët mund t’i përthyejnë ndryshe mesazhet nga portretizime apo përfaqësime seksiste në median audiovizive. Pikërisht për t’i shërbyer vetë qëllimit të shpalosur nga projektligji lidhur me mbrojtjen e fëmijëve, është e nevojshme të përfshihen në projektligji rregullime për seksizmin në media.
2.3. Projektligji në thelb synon një nivel të lartë të ndërgjegjësimit ndaj aspekteve të barazisë dhe mosdiskriminimit. Në shërbim të këtij synimi thelbësor do ish me vend një qasje më e thelluar në projektligj ndaj dimensionit gjinor të barazisë dhe mosdiskriminimit, duke përfshirë aspekte të barazisë gjinore e konkretisht seksizmin në media. Autoriteti i Medias Audiovizive ka ndërmarrë veprime konkrete për të përfshirë barazinë dhe mosdiskriminimin gjinor për herë të parë në Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive në Shqipëri duke hedhur për konsultim publik ndryshimet në këtë Kod Transmetimi. Sipas propozimeve operatorët e transmetimit jo vetëm kërkohet të garantojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe ndalojnë çdo diskriminim në bazë të gjinisë dhe dhunën me bazë gjinore në çdo formë të shprehjes së saj, por edhe të garantojnë përfaqësim gjinor në media, si dhe marrje masash në rast mosrespektimi të tyre. Kjo qasje është e lavdërueshme dhe ne si shoqëri civile jemi plotësisht në mbështetje të saj. Gjithsesi, në respektim të hierarkisë normative, vlerësojmë se është e nevojshme që qëndrime të tilla të shprehen në radhë të parë në ligj. Në këtë mënyrë edhe ndryshimet në Kodin e Transmetimit do të kishin një bazë më të konsoliduar ligjore.
2.4. Një qasje më e thelluar ndaj aspekteve gjinore do ishte në vijim të politikës të pasqyruar në vijimësi në vend, qoftë përmes kuadrit ligjor të hartuar e miratuar nga qeveria dhe Kuvendi, ashtu edhe përmes sjelljes dhe vendimmarrjeve administrative të institucioneve që adresojnë organizimin dhe funksionimin e medias audiovizive. Ndërsa Kushtetuta e vendit, në nenin 18 të saj, parashikon barazinë para ligjit duke theksuar ndalimin e diskriminimit për çdo shkak, përfshirë edhe atë gjinor apo tjetër, ligji nr. 10221, datë 4.2.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, i ndryshuar, në nenin 1 të tij thekson zbatimin dhe respektimin e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, përkatësinë në një grup të veçantë, ose çdo shkak tjetër. Pasqyrimi në ligjin për median audiovizive i kësaj game të zgjeruar të mosdikriminimit do të thoshte harmonizim i legjislacionit vendas.
2.5. Qasja më e thelluar gjinore në ligjin për median audiovizive do të thotë një nivel më i lartë mbrojtje i aspekteve gjinore në legjislacionin vendas dhe pasqyrim më i harmonizuar me rekomandimin e Këshillit të Evropës për Rekomandimin CM/Rec(2019)1 të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, “Për parandalimin dhe luftën ndaj seksizmit” si dhe Rezolutën e Parlamentit Evropian, datë 17 prillit 2018 “Për barazinë gjinore në sektorin e medias në BE”. Kjo do të thotë përafrim më i lartë në fushën e të drejtave të njeriut të adresuar nga Kapitulli 23 i acquis së BEsë, në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit të ratifikuar nga vendi ynë dhe BEja.
2.6. Së fundi, do ish me vlerë një rishikim në këndvështrimin e teknikës legjislative me qëllim që terma si ‘e efektshme’ apo ‘efektive’ të kenë qartësi të kuptimit të përdorimit të tyre në projektligj. Nëse përcaktimi i tyre mbetet i vagët në kontekstin e ligjit ato shndërrohen në të pamatshme. Po ashtu, sugjerojmë që togfajlëshi ‘do të’ të zëvendësohet me një mënyrë dëftore të formulimit të fjalisë, me përjashtim të rasteve kur është e domosdoshme, me qëllim vendosjen e rregullimit ligjor në një kontekst të aktualizuar dhe jo të së ardhmes.
Sugjerohet që në projektligj të përfshihen aspekte të barazisë gjinore dhe luftës kundër seksizmit në median audiovizive, si vijon:

3.1. Me qëllim qartësimin e kuptimit të seksizmit në media, sugjerohet që në tërësinë e përkufizmeve të nenit 2 të ligjit të përfshihet edhe përkufizmi i seksizmit në media, si vijon:

Në nenin 2 shtohet pika 36/1, si vijon:

- 36/1. “Seksizëm” është çdo akt, veprim, gjest, përfaqësim vizual, fjalë të shkruara ose të thëna në median audiovizive, praktika ose sjellje të bazuara në idenë se një person ose grup personash është inferior për shkak të gjinisë, që ndodh në sferën publike ose private, online ose offline, me efekt dhe qëllim dhunimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, që rezulton në dëm ose vuajtje fizike, seksuale, psikologjike ose socio-ekonomike ndaj një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi ose që krijon apo ushqen krijimin e një mjedisi që ngjall frikë, armiqësor, degradues, fyes ose poshtërues, ose ushqen apo synon ruajtjen dhe përforcimin e stereotipeve gjinore.

3.2. Në nenin 4 të shtohet një germë që parashikon parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor në median audio-vizive, si vijon:

• Në Nenin 4 “Parimet themelore për veprimtarinë e transmetimeve audiovizive”, pika 2 shtohet shkronja (dh), si vijon:
- dh) parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit gjinor, ndalimit të seksizmit në media, dhe përfaqësimit gjinor në median audio-vizive, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

3.3. Në nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet të shtohet një fjali në fund të pikës 1 me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, si vijon:

• Në Nenin 9 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtareve AMA-s”, në fund të pikës 1, shtohet fjalia si vijon:
- . Kuvendi, në zgjedhjen e anëtarëve/anëtareve të AMA-s respekton parimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar që të paktën 30% e tyre t’i përkasë një gjinie.

3.4. Në nenin 20, “Këshilli i Ankesave”, me qëllim garantimin e barazisë gjinore në median audiovizive, rekomandohet të shtohet fjalia si vijon:

• Në fund të nenit 20, “Këshilli i Ankesave”, shtohet fjalia si vijon:
a. Këshilli i Ankesave garanton respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi, duke garantuar ruajtjen e imazhit nga qasjet seksiste në programet audiovizive.

3.5. Neni 30/1 i propozuar të përfshihet në projektligj të ruhet, por sugjerohet të riformulohet si vijon:

1. AMA përgatit dhe rishikon Kodet e Sjelljes që përcaktojnë standardet dhe praktikat që duhet të respektohen nga ofruesit e shërbimeve mediatike që ofrojnë shërbime mediatike audio dhe audiovizive. Kodet e Sjelljes hartohen në mënyrë që të:
a. kenë përmbajtje gjerësisht të pranueshme nga palët e interesit;
b. përcaktojnë në mënyrë të qartë dhe të padyshimtë objektivat e tyre;
c. garantojnë respektimin e dinjitetit të njeriut, të drejtat dhe liritë themelore të një personi apo grupi personash, shtetas shqiptarë, të huaj apo pa shtetësi;
ç. parashikojnë një monitorim dhe vlerësim të rregullt, transparent e të pavarur të arritjes së objektivave të synuara; si dhe
d. sigurojnë një zbatim efektiv, përfshirë sanksione të efektshme dhe proporcionale.

2. Ofruesit e shërbimeve audiovizive hartojnë dhe zbatojnë Kode Sjelljeje si marrëveshje të lira mes tyre, për të zbatuar kërkesa etike dhe profesionale në ushtrimin e detyrës dhe detyrimet ligjore të parashikuara në këtë ligj, në favor të rritjes së cilësisë dhe shumëllojshmërisë së programeve audiovizive. Kodet e Sjelljes publikohen dhe në faqet elektronike të ofruesve të shërbimeve mediatike audiovizive.

3.6. Pika 4 e nenit 32, sugjerohet të riformulohet si vijon:

4. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe me përmbajtje që:
1. a) nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi mbi baza të tilla si gjinia, identiteti gjinor, orientimi seksual, karakteristikat e seksit, raca, ngjyra, origjina etnike ose shoqërore, tiparet gjenetike, gjuha, feja, besimi, opinioni politik, kombësia, anëtarësimi i një pakice kombëtare, prona, lindja, paaftësia, mosha ose orientimi seksual. gjininë, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër.

Varianti 2
1. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive transmetojnë programe në zbatim dhe respektim të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në lidhje me racën, etninë, ngjyrën, gjuhën, shtetësinë, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen ekonomike, arsimore ose shoqërore, gjininë, identitetin gjinor, orientimin seksual, karakteristikat e seksit, jetesën me HIV/AIDS, shtatzëninë, përkatësinë prindërore, përgjegjësinë prindërore, moshën, gjendjen familjare ose martesore, gjendjen civile, vendbanimin, gjendjen shëndetësore, predispozicionet gjenetike, pamjen e jashtme, aftësinë e kufizuar, përkatësinë në një grup të veçantë, ose me çdo shkak tjetër. Ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizive nuk transmetojnë programe që nxisin dhunë ose urrejtje kundrejt një grupi personash ose një anëtari të një grupi në shkelje të parimit të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit.

3.7. Në nenin 33 “Detyrimet e OSHMA-ve” rekomandohet përfshirja e detyrimeve si vijon:

Shtohet germa gj) dhe h) si vijon:
- gj) marrin masa proporcionale me qëllim mos transmetimin e programeve audio dhe audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese duke reaguar menjëherë me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe duke u distancuar nga këto sjellje në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta si dhe duke mbyllur programin, kur kjo është e mundur, ose duke mos transmetuar programet në rastet kur janë jo të drejtpërdrejta.
- h) ndalojnë reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.


3.8. Në nenin 42 “Komunikimet me natyrë tregtare” rekomandohet të shtohet në fund të pikës 6 togfjalëshi si vijon:

- Komunikimet me natyrë tregtare në transmetimet audiovizive për produkte të cilat pasqyrojnë materiale seksiste, objektifikuese dhe stereotipizuese janë të ndaluara.

3.9. Në nenin 46 “Kodi i transmetimit” rekomandohet pasqyrimi i detyrimeve si vijon:

- dh/1) programet audio dhe audiovizive që pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese të kenë reagimin e menjëhershëm me qëllim dënimin e hapur dhe publik të këtyre sjelljeve dhe distancimin e OSHME-ve nga sjellje të tilla në rastet e transmetimeve të drejtpërdrejta, si dhe mos transmetimin e tyre në rastet e programeve jo të drejtpërdrejta.
- ë/1) reklamat apo fushatat mediatike, përfshirë edhe ato zgjedhore, të mos pasqyrojnë sjellje seksiste, objektifikuese, stereotipizuese, degraduese ose fyese.


3.10. Në nenin 94 “Zgjedhja e anëtarëve/anëtarëve AMA-s” rekomandohet që në pikën 1 shtohet një fjali që garanton barazinë gjinore në median audio-vizive, si vijon:

• Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 1 shtohet fjalia si vijon:
- . . . . , në respektim të parimit të barazisë gjinore.

• Në nenin 94 “Zgjedhja e Anëtarëve të KDRTSH”, në fund të pikës 3 shtohet fjalia si vijon:
- Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në zgjedhjen e anëtarëve respekton paraimin e barazisë gjinore për përfaqësim të drejtë gjinor, duke garantuar që të paktën 30% e anëtarëve t’i përkasë një gjinie.

3.11. Në nenin 133 rekomandohet të shtohen sanksionet si vijon:

• Shtohet pika 8/1, me përmbajtje si vijon:

- Me gjobë nga 40 000 deri në 400 000 lekë për rastet kur nuk respektohet detyrimi për reagim të menjëhershëm nga ana e OSHME-ve sipas germës gj) neni 33 të këtij ligji si dhe detyrimin për vendosje të reagimit në media në fashat orare me të ndjekura.

• Në pikën 9 të nenit 133 shtohet germa c), si vijon:
- AMA vendos pezullimin e përkohshëm të licencës dhe/ose autorizimit në rast se subjekti: a) shkel detyrimin e mostransmetimit të programeve sipas germës gj) dhe h) të nenit 33 të këtij ligji.

Faleminderit
Rrjeti i Fuqizimit te Gruas ne Shqiperi

Postuar më: 11.10.2022 09:23

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

arrow
Përshëndetje, Me anë të komentit tuaj keni kërkuar reflektimin e ndryshimeve në projektligjin "Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" , të ndryshuar. Konkretisht, në mënyrë të përmbledhur keni parashtruar se kërkoni përfshirjen në projektligj të disa aspekteve të barazisë gjinore, konkretisht garantimin e barazisë gjinore dhe luftës kundër seksizmit në median audiovizive, garantimin e barazisë gjinore në zgjedhjen e anëtarëve të AMA-s si dhe të KDRTSH-s, etj. Projektligji "Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin nr. 97/2013 "Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë" , i ndryshuar, synon tranzpozimin e pjesshëm të Direktivës 2018/1808 (BE) dhe Direktivës 2018/1972/BE, në kuadër të angazhimeve dhe detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, neni 70 “Përafrimi i legjislacionit...” dhe neni 10.3 “Shoqëria e Informacionit”, harmonizimi i legjislacionit të fushës audiovizive me “acquis communitaire”, në të cilën përfshihet edhe Direktivën e sipërcituar. Pra, në këtë fazë, ndryshimet e ligjit 97/2013, i ndryshuar, vijnë si pasojë e procesit të përafrimit të legjislacionit vendas, me acquis communitarie të BE-së. Megjithatë, referuar sugjerimeve/komenteve tuaja, ju bëjmë me dije se, Kodi i Transmetimit për median audiovizive miratuar me vendimin e AMA-s nr. 228, datë 11.12.2017, është në proces rishikimi. Drafti i këtij Kodi, përmban një seksion të veçantë, dedikuar promovimit të barazisë gjinore, parandalimin dhe luftimin e diskriminimit gjinor në mediat audiovizive. Në këto kushte kërkesat e parashtruara nga ana Juaj do të merren në shqyrtim gjatë procesit të rishikimit të Kodit të Transmetimit. Krijimi i një seksioni të veçantë për barazinë gjinore lindi si nevojë e eliminimit të pabarazisë gjinore në mbulimin mediatik si dhe për të adresuar çështjet e seksizmit dhe raportimit negativ gjinor, shmangien e përdorimit të një fjalori aspak etik dhe jo korrekt gjinor përdorimin e një gjuhe komunikime etike dhe profesionale. Po kështu, edhe kuadri rregullator i këtij kodi pasqyron dokumente bazë që përmbajnë standardet e kërkuara në lidhje me barazinë gjinore dhe parandalimin e diskriminimit me bazë gjinore. Gjithashtu, në të parashikohen parimet, kërkesat dhe praktikat e transmetimeve që janë në përputhje me standardet e përcaktuara në ligjin nr. 97/2013 dhe në legjislacionin në fuqi në këtë fushë me synim përforcimin e qëndrimeve dhe sjelljeve shoqërore që nxisin pjesëmarrjen, përfaqësimin dhe udhëheqjen e barabartë të grave dhe burrave, të rejave dhe të rinjve, vajzave dhe djemve nga të gjithë grupet, në vendimmarrjen politike e publike në nivel vendor dhe mbrojtjen më të mirë të kësaj kategorie nga të gjitha format e praktikave të dëmshme, seksizmit, dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje, etj. Në këtë kuadër, tryeza e parë e këshillimit publik për draft kodin e ri u zhvillua në datën 16 Qershor 2022, në bashkëpunim me UN WOMEN në Shqipëri, me pjesëmarrjen e gazetarëve të terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit si dhe me moderatorë programesh me natyrë sociale. Në këtë takim u prezantua seksioni “Promovimi i barazisë gjinore, parandalimi e luftimi i diskriminimit gjinor në mediat audiovizive”. Gjithashtu, tryeza e dytë e këshillimit publik, zhvilluar në datën 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e shoqatave të grave në vendin tone, pati si fokus prezantimin e seksionit te ri, mbi barazinë gjinore dhe luftimin e diskriminimit gjinor. Procesi i Këshillimit Publik vijon dhe parashikon prezantimin e projekt kodit në 12 qarqe të Shqipërisë. Ju faleminderit!
Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.