Projektvendim "Për miratimin e Rregullores së Përgjithshme të Metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative, në procesin e inspektimit"

Inspektoriati Qendror

|

Postuar më: 27.02.2023

|

Data e Mbylljes: 25.03.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 821

PDF

|

XML

Rregullorja e Përgjithshme e Metodologjisë së përcaktimit të dënimeve administrative, në procesin e inspektimit, ka si qëllim të përcaktojë masën e dënimit administrativ gjatë procedurës inspektuese, për shkelje të kërkesave ligjore, për të cilat janë të përcaktuara në ligjet sektoriale, në intervale, në rastet kur përshkallëzimi i dënimit administrativ nuk është i mirë përcaktuar, si dhe në ato raste kur shoqërimi i dënimit kryesor me dënime plotësuese nuk është i mirë përcaktuar. Kjo rregullore synon të përcaktojë rregullat e përgjithshme bazë mbi metodologjinë e përcaktimit të dënimeve administrative, në përputhje me parimin e proporcionalitetit, gjatë procesit të inspektimit, për mbrojtjen e të drejtave të subjekteve që inspektohen, në mënyrë që dënimi administrativ të jetë përgjithësisht i njëjtë e të sigurojë trajtim të drejtë dhe të barabartë për subjektet e inspektimit dhe njëkohësisht të shmangë rreziqet që mund t’u shkaktohen interesit publik dhe interesave të ligjshëm të personave fizikë dhe juridikë të parashikuara me ligj.  Efektet e pritshme nga miratimi i këtij projektvendimi lidhen me vendosjen e një barazie dhe transparence në marrjen e vendimit përfundimtar nga inspektorët shtetërorë dhe vendorë, të cilët kanë detyrimin për zbatim sipas pikës 8 të nenit 48, të ligjit nr. 10433/2011, "Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë". Kjo synon një trajtim të njëjtë dhe të barabartë për subjektet e inspektimit, çka do të sjellë për rrjedhojë edhe përmirësimin e performancës së inspektorëve.

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.