Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit” i ndryshuar”

Këshilli i Ministrave

|

Postuar më: 28.03.2023

|

Data e Mbylljes: 25.04.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 1084

PDF

|

XML

Njoftim për konsultimin publik për projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit” i ndryshuar”

Ky projektligj, ka për qëllim përmirësimin e veprimtarisë së Avokaturës së Shtetit, nëpërmjet rritjes së kapaciteteve në ndihmë dhe mbështetje të funksioneve të saj ligjore. Synimi i këtij projektligji është të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme aftësitë dhe kapacitetin e avokatëve të shtetit.

 

Miratimi i këtij projektligji do të kontribuojë në përmirësimin dhe rritjen e cilësisë në ushtrimin e funksioneve të avokatëve të shtetit, si dhe rritjen e përgjegjshmërisë së avokatëve të shtetit në punën e tyre.

Projektligji parashikon:

 

  • ndryshimin e dy dispozitave që lidhen me funksionimin e zyrave vendore, të cilat aktualisht veprojnë pranë gjykatave të apelit, në përputhje dhe në funksion të hartës së re gjyqësore, dhe që propozohet që të veprojnë edhe pranë gjykatave të shkallës së parë;
  • ndryshime të bëra në funksion të saktësisë dhe qartësisë së parashikimeve të ligjit aktualisht në fuqi;
  • qartësimin e llojit të shkeljeve disiplinore, duke mos e lidhur domosdoshmërisht një shkelje të caktuar me ardhjen apo mundësinë e ardhjes së pasojës, kur ajo në vetvete është e rëndë edhe pa sjellë një pasojë të caktuar, si dhe përshkallëzimin e shkeljeve sipas rëndësisë së tyre;
  • shtimin e një dispozitë të re, që synon të përcaktojë rrethana për shkak të të cilave masa disiplinore individualizohet më drejt në raport me shkeljen e kryer;
  • pezullimin e avokatit të shtetit, në rastet kur ka dyshim të arsyeshëm se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga avokati i shtetit dëmton rezultatin e procedimit disiplinor, pengon konkluzionin e tij të drejt ose të rregullt, apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij, ndryshim i diktuar nga zbatimi në praktikë i ligjit.

Për zbatimin e këtij projektligji ngarkohet Avokatura e Shtetit.

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit” i ndryshuar”, si dhe relacioni përkatës gjendet bashkëlidhur këtij publikimi.

  1. Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit” i ndryshuar”;
  2. Relacioni i projektligjit.  

 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.