Projektvendim per Miratimin e planit te veprimit per zbatimin e rezolutes 1325 te keshillit te Sigurimit te organizatesse Kombeve te Bashkuara 'Per gruan, paqen dhe sigurine" 2023-2027, ne Republiken e Shqiperise.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 18.05.2023

|

Data e Mbylljes: 15.06.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 697

PDF

|

XML

Projektvendimi per miratimin  e  Planit të Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “Për gruan, paqen dhe sigurinë”, 2023– 2027, në Republikën e Shqipërisë, propozohet nga Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS), si një dokument politik i qeverisë shqiptare, që në mënyrë ndërsektoriale i kushton vëmendje të veçantë arritjes së barazisë dhe drejtësisë gjinore si dhe zvogëlimit të dhunës me bazë gjinore e dhunës në familje, duke e konsideruar adresimin e duhur të tyre si kushte drejt një zhvillimi të qendrueshëm. Plani i Veprimit për zbatimin e Rezolutës 1325, 2023-2027 lidhet në mënyrë të drejtëpërdrejtë me vizionin e qeverisë shqiptare që i konsideron gratë si pjesë dhe kontribuese të zhvillimit të qëndrueshëm dhe është një detyrim që rrjedh nga Ligji Nr. 9970, datë 24.07.2008 “Për barazinë gjinore në shoqëri”. Ajo reflekton gjithashtu lidhjen e drejtpërdrejtë me plotësimin Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ) nr. 5 (Arritja e barazisë gjinore dhe fuqizimi i të gjitha grave dhe vajzave) dhe 16 (shoqëri paqësore, të drejta dhe gjithëpërfshirëse) të OKB-së. Po ashtu, masat dhe veprimet e parashikuara në këtë strategji ndërthuren apo lidhen dhe me masat dhe veprimet e parashikuara në Planin e Veprimit të NATO-s 2021-2027 për agjendën GPS, Planin e Veprimit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GPS), 2019-2024, si dhe Gender Action Plan III - 2021-2027, Planin e Nivelit të Zbatimit CLIP Albania.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.