Projektvendimi "Per miratimin e dokumentit udhezues te politikave mbi Zonat e Percaktuara ne Akuakulture (ZPA) ne Shqiperi"

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më: 14.06.2023

|

Data e Mbylljes: 12.07.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 674

PDF

|

XML

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural hap procesin e konsultimit publik për projektvendimin "Për miratimin e dokumentit udhëzues të politikave mbi Zonat e Përcaktuara në Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri, ku bashkelidhur gjeni :

  • Projektvendimi
  • Dokumenti i përcaktimit të ZPA

  • Relacioni shpjegues

  • Dokumenti konsultativ

Qëllimi i hartimit të këtij projektvendimi është miratimi i dokumentit udhëzues  të politikave mbi Zonat e Përcaktuara për Akuakulturë (ZPA) në Shqipëri, kjo bazuar edhe në pikën 2, të nenit 5, të Ligjit Nr. 103/2016 “Për akuakulturën”, i ndryshuar.

Ky dokument udhëzues i politikave propozon krijimin e ZPA-ve bazuar në njohuritë më të mira shkencore dhe social-ekonomike të disponueshme, të siguruara nga institucionet përgjegjëse kombëtare.

ZPA-të janë zona të përcaktuara gjeografikisht, të kufizuara nga një poligon, në të cilat lejohen ose kufizohen të gjitha ose disa aktivitete të akuakulturës për të nxitur zhvillimin e akuakulturës në një zonë specifike. ZPA-ja përfshin zona të veçanta, të caktuara, me qëllim aktivitetin e akuakulturës, së bashku me infrastrukturën në shërbim të saj.

Krijimi i ZPA-ve do të sigurojë një integrim më të mirë të akuakulturës në zonat bregdetare dhe është një parakusht për dhënien e lejeve dhe qirave të reja për akuakulturë. Këto të fundit janë thelbësore për të pasur një kornizë rregullatore dhe administrative kushtuar akuakulturës dhe për të siguruar një zhvillim të qëndrueshëm të sektorit.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën arlinda.dedi@bujqesia.gov.al .

Faleminderit !

Komentet nga qytetarët

arrow

ALB - ADRIATICO 2013

Komuniteti i akuakultures detare,i perbere nga 7 ferma te rritjes se Koces dhe Levrekut prej me se 20 vjetesh ne ujrat detare te Gjirit te Vlores shpreh sugjerimet dhe propozimet ne lidhje me Projektvendimin “Per Miratimin e Dokumentit Udhezues Te Politikave mbi Zonat e Percaktuara per Akuakulture Detare(ZPA) ne Shqiperi”.
Ne fermeret e Akuakultures Detare e quajme shume te rendesishem Miratimin e ZPA pasi kontribon ne vendosjen kornizave me ligjore dhe Standarteve te FAO zhvillimin ne perspektive te veprimtarise se akuakultures detare si nje aktivitet i rendesishem ekonomik lokal e kombetar.
Akuakultura Detare ne Gjirin e Vlores perfaqeson zonen me te fuqishme te kesaj veprimtarie ne Shqiperi me nje prodhim vjetor te Koces dhe levrekut qe parashikohet ne fund te vitit 2023 te kaloje mbi 7 mije ton ku afersisht 45 % shkon ne eksport ne vendet e Komunitetit Evropian me nje xhiro vjetore perafersisht 35 milione € dhe nje nivel punesimi mbi 200 persona nga zona e Orikumit dhe Vlora.
Rritja e furnizimit me ushqim deti përmes akuakulturës ka patur një zinxhir efektesh pozitive ne ekonomine e vendit tone sidomos pas pas Pandemise Covid-19.Tani ndoshta më shumë se kurrë, ne kemi nevojë për ushqim të qëndrueshëm lokal dhe mundësi të reja pune për banoret e zonave ku zhvillohet akuakultura detare.Behet fjale per nje akuakulture te qendrueshme qe krahas rezultateve te mira ekonomike respekton e mbron maksimalisht mjedisin detar. Akuakultura mund të plotësojë të dyja nevojat duke kufizuar ndikimet në mjedis.
Ky ka qene edhe qellimi kryesor i ketij projekti te Drejtorise se Peshkimit dhe Akuakultures te mbeshtetur nga FAO,Organizata Boterore e Ushqimit me qender ne Rome.
Te gjitha Fermat e peshkut te vendosura ne Gjirin e Raguzes sipas ligjit te vjeter te Peshkimit e Akuakultures do te sistemohen ne nje zone te caktuar,ZPA qe do te jete ne ekuiliber te plote me aktoret e tjere qe jane prezente ne kete territor detar te rendesishem.
Pasi u njohem me projektin e ZPA ne si fermere te peshkut pasi u u dakortesuam edhe me Autoritetin e Forces propozojme nje ndryshim te hartes se ZPA.Kjo harte respekton kriteret mjedisore pasi nuk afrohet me pak se 300-500m nga bregu i Gadishullit te Karaburunit duke u larguar nga zona ku ndodhet flora nenujore e Posidonias.Kjo shtrirje njekohesisht lejon nje koridor edhe per lundrimin turistik nga bregu i gadishullit. Kjo distance eshte zgjedhur per shkak te prezences te shume burimeve nen ujore te gadishullit te Karaburunit I cili ndihmon ne rritjen optimale dhe cilesore te peshkut.
Shtrirja ne kete territor eshte shume e rendesishme per zhvillimin e akuakultures per prezencen e korenteve te fuqishme ujore te Gjirit si dhe te burimeve te fresketa nenujore qe dalin nga shkembinjte e Karaburunit,te dy keta faktore pozitive per nje akuakulture te qendrueshme.
Ky propozim nuk ndryshon aspak siperfaqen dhe njekohesisht kapacitettin prodhues te ZPA te cilat jane elemente thelbesore te ketij projekti.
Bashkengjitur eshte harta e propozuar me kordinatat perkatese e realizuar nga Forca Detare Durres.
Ngelemi me shpresen se sugjerimet tona qe jane plotesisht te drejta dhe te argumentuara do te merren ne konsiderate nga ana juaj.

Me Konsiderate,

Muharrem Jazaj


Koordinatat e ZPA ne Raguza- Kraburun

Nr N E
1 40° 20' 29ʺN 19° 24' 48ʺE
2 40° 21' 02ʺN 19° 24' 50ʺE
3 40° 21' 29ʺN 19° 24' 53ʺE
4 40° 22' 25ʺN 19° 24' 57ʺE
5 40° 22' 22ʺN 19° 26' 16ʺE
6 40° 21' 16ʺN 19° 26' 05ʺE
7 40° 20' 54ʺN 19° 26' 03ʺE
8 40° 20' 24ʺN 19° 25' 57ʺE

Postuar më: 10.07.2023 04:07

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.