Draft-Dokumenti i Politikave Sociale

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

|

Postuar më: 30.06.2023

|

Data e Mbylljes: 28.07.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 922

PDF

|

XML

Vizioni i Dokumentit të Politikave të Përfshirjes Sociale (DPPS) është të garantojë një sistem transparent, të përgjegjshëm dhe të rregullt për vlerësimin e përfshirjes sociale në të gjitha fushat e politikave të varfërisë dhe mbrojtjes sociale, punësimit dhe aftësive, shëndetit, arsimit, strehimit dhe mungesës së nevojave bazë, si dhe të të drejtave të njeriut. Objektivi i përgjithshëm i DPPS-së është të krijojë një kuadër të balancuar dhe të vazhdueshëm për të siguruar matjen, monitorimin dhe raportimin e përfshirjes sociale në Shqipëri përmes një grupi treguesish të konsoliduar, duke përmirësuar kështu rrugët e lidhjes se përfshirjes sociale me përmirësimin e politikave të qeverisë dhe përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.


Krahas ruajtjes së stabilitetit dhe qëndrueshmërisë ekonomike, ndikimi i masave për uljen e varfërisë dhe nxitjen e përfshirjes sociale është një nga përparësitë kyçe të qeverisë, sepse këto masa do të ndihmojnë në çlirimin e potencialit të konsiderueshëm njerëzor të pashfrytëzuar në Shqipëri, si dhe uljen e ndikimit pengues të pabarazisë mbi rritjen ekonomike. Për të siguruar një program efikas të përfshirjes sociale, qeveria do të forcojë kuadrin e përgjithshëm monitorues, do të krijojë mekanizma për garantimin e një analize të saktë dhe do të përfshijë treguesit në nivel të BE-së për të matur përfshirjen sociale, përkrah një grupi plotësues të treguesve në nivel kombëtar.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.