Projektligji "Per deftesat tregtare mbi produktet bujqesore"
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më: 03.11.2023
|
Data e Mbylljes: 05.12.2023
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1247
Qëllimi i këtij projektligji është që të sigurojë sa më shumë financime në bujqësi, pagesa të shpejta dhe të drejta për fermerin për produktin bujqësor të ardhshëm dhe atë të magazinuar, si dhe krijimin e një sistemi kolaterali nëpërmjet produktit bujqësor të ardhshëm dhe atij të magazinuar. Në këtë projektligj rregullohen në mënyrë specifike dy instrumentet financiare si “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të ardhshëm” dhe “dëftesa tregtare mbi produktin bujqësor të magazinuar”, procedura elektronike e lëshimit të këtyre dëftesave, regjistrimi i tyre në formë elektronike, si dhe në regjistrin e barrëve siguruese.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .
Faleminderit!
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim