“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për Gjendjen Civile”, të ndryshuar”

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 14.11.2023

|

Data e Mbylljes: 14.12.2023

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 2

|

Nr.Shikimeve: 894

PDF

|

XML

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10129, datë 11.5.2009 “Për gjendjen civile”, të ndryshuar””, propozohet në kuadër të reformës së ndërmarrë nga Qeveria e Shqipërisë për riinxhinierimim e shërbimeve publike, ku pjesa më e madhe e tyre ofrohen “on-line”, në bazë të aksesit të shtetasve në portalin qeveritar unik “e-albania”. 

Me zbatimin e reformës është shtuar gama e shërbimeve “on-line” për qytetarët, të cilëve krahas dokumenteve me nënshkrim elektronik të prodhohen me të dhënat e Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010, u mundësohet dhe përftimi i dokumenteve të tjerë që më parë lëshoheshin nga zyrat e gjendjes civile në bashki / njësi administrative dhe zyrat e arkivës së gjendjes civile pranë prefektit të qarkut në sportel.

Në këtë mënyrë për shtetasit shqiptarë ofrohet një shërbim pa kosto, duke shmangur prezencën e nevojshme, kontaktin me nëpunësit e gjendjes civile në sportel, si dhe kohën fizike që më parë kërkohej për tërheqjen e dokumenteve në zyrat e gjendjes civile sipas organizimit të tyre, sipas amendimeve përkatëse.

Propozimet ligjore sipas këtij projektligji adresojnë gjithashtu zgjidhjen e problematikave të ndeshura gjatë zbatimit të tij, referuar ceshtjes kryesore që ka të bëjë me globalizimin, ku një pjesë e konsideruarshme e shtetasve shqiptarë zhvillojnë aktivitetin e tyre jetësor jashtë vendit.

Komentet nga qytetarët

arrow

Parid T.

https://www.qendra.online/post/projetligji-i-vendbanimit

Pershendetje. Ne linkun e mesiperm do gjeni opinionin e organizatave te Qendres, OQ (Shqiperi) dhe AAOQ (USA).

Parid Turdiu
Kryetar

Postuar më: 12.12.2023 10:48

arrow

Mimoza K.

Nuk me duket real. Kush ka autoritetin te nderroje adresen ne e-albania kur une si qytetare nuk kam nderruar adrese qe prej 27 vjetesh jetoj ne te njejten adrese ne e albania del nje adrese qe nuk e njoh fare.

Postuar më: 13.12.2023 02:53

Ministria e Brendshme

arrow
Ndryshimi i vendbanimit kryhet nga vetë shtetasit në bazë të deklarimit të tyre, si një shërbim elektronik në portalin qeveritar “e-Albania”. Në ndjekje të rastit, nuk mund të kryejmë verifikime të mëtejshme për të dhënat e shtetases Mimoza Koka, pasi me të njëjtët përbërës (emër, mbiemër) Mimoza Koka, identifikohen 41 (dyzetë e një) shtetase.

Ministria e Brendshme

arrow
Ndryshimi i vendbanimit kryhet nga vetë shtetasit në bazë të deklarimit të tyre, si një shërbim elektronik në portalin qeveritar “e-Albania”. Në ndjekje të rastit, nuk mund të kryejmë verifikime të mëtejshme për të dhënat e shtetases Mimoza Koka, pasi me të njëjtët përbërës (emër, mbiemër) Mimoza Koka, identifikohen 41 (dyzetë e një) shtetase.
Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.