Projektligji "Per disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.43/2023 "Per qeverisjen elektronike""

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit

|

Postuar më: 14.05.2024

|

Data e Mbylljes: 11.06.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 3

|

Nr.Shikimeve: 1394

PDF

|

XML

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit hap procesin e konsultimit publik për projektligjin "“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2023 “Për qeverisjen elektronike”".

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit.

Faleminderit!

Komentet nga qytetarët

arrow

Endri P.

Përkitazi pyetjes së shtruar në fund të «Dokumenti konsultativ», që është: «A mendoni se ka element të tjerë që duhet të përfshihen në këtë projektligj?», më lejoni t’u përgjigjem se, PO ka nevoje edhe për ndryshime të tjera.

Përkatësisht, Neni 33 § 3 mbi « Administrata e AKSHI-t » duhet ndryshuar në mënyrë të tillë që, marrëdhëniet e punës në administratën e AKSHI-t të rregullohen nga Ligji me №152/2013 «Për nëpunësin civil», të amenduar, dhe JO nga Kodi i Punës, sikundër ka ekzistuar gjithmonë.

Në këtë mënyrë plotësohet edhe kushti i vendosur në Nenin 107 § 3 të Kushtetutës, që sanksionon se «Garancitë e qëndrimit në detyrë dhe trajtimi ligjor i nëpunësve publikë rregullohen me ligj.». Është e qartë se, në këtë dispozitë, fraza «me ligj» duhet nënkuptuar ligji i posaçëm për nëpunësit, dhe JO një ligj i përgjithshëm, sikundër është Kodi i Punës.

Gjykoj se është e PAkuptimtë që, nëpunësit e AKSHI-t të MOS gëzojnë privilegjet, të drejtat dhe detyrat që sanksionon Ligji me №152/2013 «Për nëpunësin civil», të amenduar, kur dihet natyra tepër kritike dhe e rëndësishme e punës që ata kryejnë.

Postuar më: 15.05.2024 02:42

arrow

Endri P.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t duhet të gëzojë, jo vetëm statusin e nëpunësit civil, por edhe të Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues.

Postuar më: 15.05.2024 02:49

arrow

Endri P.

Ligji duhet të përmbajë edhe një dispozitë kalimtare përkitazi dokumentit të hartuar nga vetë AKSHI-i me №3537 prot., të datës 06 korrik 2023, «Mbi strukturat TIK në institucione». Me fjalë të tjera, të sanksionohet ligjërisht (i) parashikimi i të paktën një nëpunësi IT pranë çdo institucioni të administratës shtetërore, si dhe (ii) transferimi i tyre pranë AKSHI-t brenda një afati të përcaktuar, dhe sipas procedurave të përcaktuara po në këtë dispozitë kalimtare.

Postuar më: 15.05.2024 02:55

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.