PËR ZYRËN E RIKUPERIMIT TË ASETEVE

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 26.06.2024

|

Data e Mbylljes: 25.07.2024

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 108

PDF

|

XML

Qëllimi i këtij Projektligji është ngritja e Zyrës së Rikuperimit të Aseteve (ZRA), në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, si autoritet kombëtar dhe strukturë e posaçme qendrore, e cila është përgjegjëse për procesin e gjurmimit dhe identifikimit të të ardhurave, pasurive ose përfitimeve të tjera pasurore që lindin nga një vepër penale ose veprimtari kriminale, të cilat mund ti nënshtrohen ngrirjes së përkohshme, sekuestrimit ose konfiskimit nga organet kompetente. ZRA gëzon pavarësi operacionale dhe gjatë ushtrimit të veprimtarisë dhe përgjegjësive bazohet në parimet e profesionalizmit dhe integritetit, respektimi të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, urgjenca dhe efikasiteti, besimi reciprok, konfidencialiteti, pavarësia operacionale, paanshmëria politike, komunikimi i drejtpërdrejtë dhe elektronik, ruajtja e informacionit të klasifikuar.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar