PROJEKTLIGJI "PËR SHËRBIMIN E JASHTËM NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

|

Postuar më: 02.08.2024

|

Data e Mbylljes: 30.08.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 1318

PDF

|

XML

Konsultim publik për projektligjin “Për Shërbimin e Jashtëm në Republikën e Shqipërisë".

Afati i konsultimit është 20 ditë pune, duke filluar nga data 2 gusht 2024 deri më 30 gusht 2024.

Ju falenderojmë për vëmendjen!

Komentet nga qytetarët

arrow

Alban K.

Formulimi i Nenit 32 “Kreu i misionit diplomatik”, pika 6, me këtë përmbajtje: “Mandati i kreut të misionit diplomatik është katër vjeçar. Kreu i misionit diplomatik nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm në misione diplomatike dhe poste konsullore”, duket i paqartë.

1.A kemi të bëjmë me mandatin ku kreu i misionit diplomatik kryhen 8 vjet shërbim të jashtëm, për shembull në SHBA, dhe pastaj nuk ka më të drejtë të shërbejë në përfaqësitë tona për gjithë jetën?

2.A kemi të bëjmë me mandatin ku kreu i misionit diplomatik kryen 8 vjet shërbim të jashtëm, për shembull në SHBA, dhe pastaj shërben 8 vjet në Gjermani dhe më pas mund të rikthehet për të shërbyer sërish për 8 vjet në SHBA?

3. A kemi të bëjmë me mandatin ku kreu i misionit diplomatik kryen 8 vjet shërbim të jashtëm, për shembull në SHBA dhe, pas këtij shërbimi ai nuk ka më të drejtë për të gjithë jetën të shërbejë në SHBA, por mund shërbejë në përfaqësitë tona në vendet e tjera të botës?

4.Çfarë ndodh në rastet kur kreu i misionit diplomatik kryen vetëm një mandat 4 vjeçar, për shembull në SHBA? Në varësi të përgjigjeve për tri pyetjet e para, a nuk ka nevojë të qartësohet edhe ky mandat?

Duke qenë se formulimi aktual i pikës 6, të nenit 32, lë, së paku, 3 pikëpyetje, do ishte e udhës që ky nen të qartësohej më në detaje për të mos lënë shteg për interpretime.

Gjithashtu, do sugjeroja që në përfundim të mandatit 8 vjeçar, të ishte një klauzolë e veçantë që, për raste specifike, kur në shtetin pritës ka zhvillime të atilla politike që përkojnë me mbarimin e mandatit të ambasadorit, por që këto zhvillime ambasadori aktual si njohës shumë i mirë i gjendjes politike në atë shtet, nuk është mirë të ndryshohet në atë moment, këtij ambasadori t’i shtyhet mandati, por jo më shumë se sa 6 muaj deri 1 vit, me të njëjtën procedurë siç ndiqet emërimi i tij në kushte normale, me përjashtim të pikës 4 të po këtij neni.

Postuar më: 19.08.2024 05:59

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.