“PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.79/2021 “PËR TË HUAJT””

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 04.09.2024

|

Data e Mbylljes: 02.10.2024

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 95

PDF

|

XML

Hartimi i projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.79/2021 “Për të Huaj”” vjen si nevojë dhe detyrim i rishikimit të rregullt të ndikimit të akteve ligjore, në mirëqeverisjen e migracionit.

Projektakti i hartuar është bazuar edhe në nevojat dhe problematikat kombëtare, të evidentuara, sipas fushës së përgjegjësisë për çdo institucion.

Projektakti vjen si një element i rëndësishëm në kontekstin kombëtar, për të ndikuar më tej në hapjen e rrugëve të migracionit të rregullt për punësim dhe menaxhimit të hyrjeve të të huajve në kontekstin e turizmit në rritje. Gjithashtu synon të përmirësojë ndjeshëm digjitalizimin e proceseve të migracionit, si një nevojë thelbësore e angazhimeve rajonale.

Projektakti vjen gjithashtu si detyrim i procesit të integrimit evropian, në përputhje me rekomandimet e progres raportit të BE-së dhe synon të adresojë mangësitë e dala nga procesi screening dhe të vijojë punën për harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me acquis communaitare dhe Paktin për Migracionin dhe Azilin të BE-së.

Puna për hartimin e projektaktit ka pasur në vëmendje edhe detyrimet e dala nga zbatimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.736, datë 13.12.2023 “Për miratimin e udhërrëfyesit për shtetin e së drejtës”.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar