Dokumenti i Politikave për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë dhe Plani i Veprimit 2024-2030

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

|

Postuar më: 23.10.2024

|

Data e Mbylljes: 20.11.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 662

PDF

|

XML

Komentet nga qytetarët

arrow

Majlinda M.

Pershendetje, duke ju falenderuar per punen qe keni bere ne hartimin e dokumentit, doja t'ju transmetoja mendimin tim per:
- Rishikimi i njerit prej rezultateve afatshkurtra - faqe 10: rezultati i trete eshte "Rritje e kapaciteteve të profesionistëve të SSHP-së përmes mekanizmave të certifikimit". Mbase duhet te rishikoni dhe te konsideroni edhe : Rishikimi i certifikimeve aktuale per profesionistet e SSHP?
Gjithashtu, cila eshte periudha kohore per afatshkurter, afatmesem dhe afatgjate?
- Ne kapitullin 1.1 Përmirësimi i kuadrit ligjor të SSHP-së - mund te konsiderohet dhe perfshihet ne dokument edhe hartimi i nje database per te patur te gjitha rregulloret qe jane ne fuqi dhe qe lidhen drejt persedrejti me SSHP? Psh ekziston Rregullore per Bombulame gaz, fuci, aparate prodhim acitilen, patente saldator 1984; Rregullore projektim prodhim vendosje shfrytezim riparim pajisje nen presion 1984 etj. Do ishte absolutisht me vlere, qe te gjitha rregulloret e lidhura me fushen te jene te vendosura diku duke dhene mundesine per te gjitha bizneset qe te kene akses (me ose pa pagese kete e gjykoni).
- Ne faqen 13 referoni: Promovim të kulturës së sigurisë: Promovimi i kulturës që sigurisë brenda njësive të biznesit duke promovuar rritjen e ndërgjegjësimit, angazhimit dhe pjesëmarrjes në të gjitha nivelet e organizatës. Mendoj per kulturen e SSHP nuk duhet te jene vetem bizneset te ndergjegesuara por edhe autoritetet, inspektoriatet, arsimtaret etj.
-Ne kapitullin 2.2 Inspektoriati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH), mund te konsideroni publikimin ne webpage te insitucionit, te incidenteve apo aksidenteve ne pune, duke respektuar Data Privacy dhe vetem me qellim qe te mesohet nga ngjarja qe ka ndodhur.

Duke ju falenderuar,
M

Postuar më: 16.11.2024 08:47

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.