PROJEKTLIGJ PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. Nr. 75/2019, “PËR RININË”,

Ministri i Shtetit per Rinine dhe Femijet

|

Postuar më: 27.11.2024

|

Data e Mbylljes: 25.12.2024

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 3

|

Nr.Shikimeve: 924

PDF

|

XML

Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët hap procesin e konsultimit publik për Projektligjin “Per Rinine”

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në posten elektronike/ e-mail rinia@kryeministria.al

Faleminderit

Komentet nga qytetarët

arrow

klaudja i.

Disa propozime qe mund te vijne per draft ligjin e rinise eshte qe te kene me shume mbrojtje dhe edukime sociale !
Qendra sociale riniore apo klube sportive, klube arti dhe Kulture.
Me shum trusni kundrejt organizatave Jo qeveritare ku hapesire per te rinjte te jete me e gjere.
Pune te mbare !

Postuar më: 02.12.2024 03:29

arrow

Ahmet S.

Te Ken me perparesi dhe sidomos ne zonat rurale sepse jan te lan shume ne harres ne gjdo aspekt.

Postuar më: 02.12.2024 08:19

arrow

Alban K.

“Neni 13/1”
Grupet joformale rinore

Në pikën 2 të nenit 13/1, sugjeroj të pasqyrohen edhe këto shtesa:
- Përbërja e Grupit Rinor Joformal duhet të ketë të paktën 5 të rinj. Kjo sepse duke qenë se do zgjidhet një koordinator përfaqësues, duhet numri të jetë TEK, me qëllim që për çdo rast të mos krijohet konfuzion në përzgjedhje me shumicë votash.
- Grupi Rinor Joformal duhet të ketë një kryesi që zgjidhet me mandat 1 vjeçar të rinovueshëm. Për grupet deri 10 anëtar, nuk ka kryesi por mjafton koordinatori. Për grupet 11 deri 20 anëtar, kryesia të ketë 3 anëtar përfshi edhe koordinatorin e zgjedhur. Për grupet mbi 20 anëtar, kryesia të ketë 5 anëtar përfshi edhe koordinatorin e zgjedhur. Gjykoj që numri maksimal i anëtarëve të mos lihet pa limit, por të jetë një shifër e pranueshme psh., deri 30 - 50 anëtar. Në të kundërt, nëse grupi sheh se duhet të zgjerohet më shumë, ai duhet tu nënshtrohet rregullave për regjistrim si Person Juridik.
- Gjinia më pak e përfaqësuar duhet të ketë jo më pak se 1 anëtar, kjo sepse këto Grupe Rinore Joformale duhet që të jetë gjithpërfshirës dhe jo përjashtues për gjininë tjetër, sipas rastit, mashkull apo femër.
- Në Aktin Noterial duhet të përmenden anëtarët përbërës të kryesisë së Grupit Rinor Joformal si dhe fusha/t specifike të veprimtarisë që ky grup do të kryejë. Këto të dhëna regjistrohen në Bazën e të Dhënave për Rininë.
- Çdo ndryshim në përbërjen e kryesisë së Grupit Rinor Joformal dhe në veprimtarinë e tij, kryhet me Akt Noterial dhe këto ndryshime pasyrohen në rend historik në Bazën e të Dhënave për Rininë.
- Grupi Rinor Joformal duhet të ketë një emër identifikues dhe, për aq sa është e mundur, të mos jetë i njëjtë me emra të ngjashëm.
- Shpërbërja apo shpërndarja e Grupit Rinor Joformal bëhet me Akt Noterial dhe pasqyrohet në Bazën e të Dhënave për Rininë.
- Kostoja e Akteve Noteriale për çdo veprim të këtij Grupi Rinor Joformal duhet të jetë fikse dhe minimale.

Postuar më: 07.12.2024 10:54

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.