Projektvendim i Këshillit të Ministrave "Për miratimin e strategjisë kombëtare për kontrollin e armëve të vogla, të lehta, municioneve dhe eksplozivëve 2025–2030 dhe të planit të veprimit 2025 – 2028”

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 10.07.2025

|

Data e Mbylljes: 07.08.2025

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 445

PDF

|

XML

 

Propozimi i këtij projektvendimi ka si qëllim miratimin e Strategjisë Kombëtare për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2025-2028 dhe Planit të Veprimit 2025-2028, në zbatim të saj, si një instrument për të mbledhur të gjithë aktorët e interesuar shtetërorë dhe joshtetërorë, si edhe partnerët ndërkombëtarë, në luftën kundër keqpërdorimit, zotërimit të paligjshëm dhe trafikimit të armëve të zjarrit, municioneve dhe eksplozivëve.

 

Dokumentet strategjike synojnë që deri në vitin 2030, Republika e Shqipërisë të jetë një vend me një mjedis të sigurt dhe me kapacitete gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për parandalimin, identifikimin, hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e zotërimit të paligjshëm, trafikimit dhe keqpërdorimit të armëve të vogla dhe të lehta, municioneve dhe eksplozivëve. Këto dokumente përputhen me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato ndërkombëtare, duke kontribuar në forcimin e rendit dhe sigurisë publike, konsolidimin e sundimit të ligjit dhe garantimin e stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Në këtë kuadër, duke përcaktuar objektiva të qarta për sigurimin e kontrollit të plotë mbi armët, municionet dhe eksplozivët, në përputhje me nevojat kombëtare, sfidat e reja të sigurisë në rajon, fuqizimin e mekanizmave të kontrollit dhe monitorimit të veprimtarive të ligjshme me armë, duke promovuar ndërgjegjësimin publik për rreziqet që lidhen me armëmbajtjen e paligjshme dhe dhunën me armë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.