Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftën kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026-2030 dhe të Planit të Veprimit 2026-2028

Ministria e Brendshme

|

Postuar më: 15.10.2025

|

Data e Mbylljes: 12.11.2025

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 452

PDF

|

XML

Dokumenti strategjik synon që në Republikën e Shqipërisë të vijojë sigurimi dhe garantimi i mbrojtjes, stabilitetit dhe sigurisë kombëtare përmes forcimit të institucioneve të mbrojtjes ruajtjes të rendit dhe sigurisë, menaxhimit të rrezikshmërisë dhe kërcënimeve, zhvillimit ekonomik si dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Hartimi i Strategjisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2026 – 2030 është diktuar nga nevoja për rinovimin e Strategjisë kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda 2021 – 2025, për t'iu përgjigjur sfidave të reja të krimeve që po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara dhe ndërkombëtare. Ky dokument është hartuar për të orientuar politikat në drejtim të forcimit të një qasjeje gjithëpërfshirëse për parandalimin e dukurive të tilla si kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, krimet financiare dhe pastrimi i parave, krimet kibernetike, krimet mjedisore, si dhe për të parandaluar përfshirjen e të rinjve dhe grupeve vulnerabël në aktivitete kriminale. Format moderne të krimit kërkojnë një strategji të re, që të përfshijë mjete të avancuara teknologjike, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe mekanizma të koordinuara në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Nisur sa më sipër, qëllimi kryesor i këtij projektvendimi është të sigurojë bashkërendimin, koordinimin dhe harmonizimin e përpjekjeve të institucioneve dhe agjencive ligjzbatuese në nivel kombëtar, si dhe të rekomandimeve të partnerëve dhe organizatave ndërkombëtare që operojnë në fushën e krimit të organizuar.

Një tjetër shtysë është përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian dhe përmbushja e kërkesave të kapitujve 23–24 në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.