Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në Ligjin Nr. 64/2012 “Për Peshkimin”, të ndryshuar

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

|

Postuar më: 25.05.2026

|

Data e Mbylljes: 23.06.2026

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 370

PDF

|

XML

Në vijim të ndryshimeve të ndërmarra gjatë vitit 2024 për përafrimin e pjesshëm të ligjit nr. 64/2012 “Për peshkimin”, projektligji adreson nevojën për përditësimin e mëtejshëm të kuadrit ligjor, veçanërisht në drejtim të forcimit të mekanizmave të monitorimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes së aktivitetit të peshkimit.

Nëpërmjet ndërhyrjeve të propozuara synohet përmirësimi i gjurmueshmërisë së produkteve të peshkimit, digjitalizimi i proceseve të raportimit dhe monitorimit, si dhe krijimi i bazës ligjore për përdorimin e sistemeve moderne të monitorimit elektronik, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Po kështu, projektligji kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e eficiencës së mekanizmave për luftën kundër peshkimit të paligjshëm, të paraportuar dhe të parregulluar.

Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .

Faleminderit! 

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.