Projektligji "Për pronat e paluajtshme të Shtetit në Republikën e Shqipërisë"

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 09.09.2026

|

Data e Mbylljes: 07.10.2026

|

Statusi: Konsultim i hapur

|

Nr.Komenteve: 0

|

Nr.Shikimeve: 204

PDF

|

XML

Ky projektligj ka si qëllim vendosjen e një kornize të qartë ligjore, në lidhje me menaxhimin, administrimin, si dhe disponimin e pronave të paluajtshme shtetërore. Në kushtet kur dinamikat që lidhen me pronat kanë ndryshuar, si dhe janë objekt ndryshimi i vazhdueshëm, rrjedhimisht me qëllim zgjidhjen e problematikave ekzistuese, shmangien e atyre të ardhshme, si dhe përdorimin e pronës shtetërore apo disponimin e saj sipas një procedure të qartë ligjore, vlerësohet i domosdoshëm përditësimi i kuadrit ligjor në fuqi, si dhe mbi të gjitha krijimi i një kuadri ligjor të unifikuar e të harmonizuar.

Projektligji paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të kuadrit ligjor në fushën e pronave publike, nëpërmjet ndarjes së qartë të kompetencave institucionale të secilit organ publik. Ky projektligj kontribuon në zbatimin efektiv, të funksioneve të tyre në drejtim të procesit të administrimit, si dhe disponimit të pronave shtetërore.

Kontributet në kuadër të procesit të konsultimit dhe përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit, do të përcillen nga institucionet e interesuara nëpërmjet postës elektronike drejtuar Ministrisë së Drejtësisë, me anë të regjistrit elektronik në adresën http://www.konsultimipublik.gov.al, në adresën postare të Ministrisë së Drejtësisë “Bulevardi “Zogu I-rë”, Tiranë”, si dhe në adresën e emailit të koordinatorit për konsultimin publik Greis.Como@drejtesia.gov.al.

Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim

Identifikohu për të komentuar