“Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
|
Postuar më: 11.08.2022
|
Data e Mbylljes: 07.12.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 1434
s
KUVENDI
PROJEKTLIGJ
Nr.______, datë_____._____2022
PËR
NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 173/2014 “PËR DISIPLINËN NË FORCAT E ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozim të Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
V E N D O S I:
Në ligjin nr. 173/2014 “Për disiplinën në forcat e armatosura të Republikës së Shqipërisë,
bëhet një shtesë:
Neni 1
Në pikën 3 të nenit 17, pas fjalës “personalisht”, shtohet togfjalëshi “ose i shoqëruar nga një ndihmës, i cili e ndihmon atë në çështje specifike, të nevojshme për procedimin disiplinor”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Lindita Nikolla
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim