Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin 119/2014 “Për të drejtën e informimit”

Ministria e Drejtësisë

|

Postuar më: 19.10.2022

|

Data e Mbylljes: 15.11.2022

|

Statusi: Konsultim i mbyllur

|

Nr.Komenteve: 1

|

Nr.Shikimeve: 2448

PDF

|

XML

Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 119, datë 14.09.2014 “Për të drejtën e informimit””, ka për qëllim të përmirësojë dhe forcojë rregullat dhe procedurat e legjislacionit aktual për të drejtën e informimit, duke pasur në fokus nga njëra anë interesin e qytetarëve për të ushtruar të drejtën për informim lidhur me informacionin që prodhohet ose mbahet nga autoritetet publike dhe, nga ana tjetër, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike. 

Projektligji ka si qëllim shmangien e vakumit ligjor që mund të krijohet si pasojë e hartimit të legjislacionit të ri në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale, të përafruar me Rregulloren Evropiane për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Direktivën e Policisë. Kompetencat e Komisionerit në fushën e të drejtës për informim, të parashikuar në nenin 31/1 të ligjit aktual për mbrojtjen e të dhënave personale, nuk do të jenë pjesë e ligjit të ri, por të ligjit nr. 119, datë 14.09.2014 “Për të drejtën e informimit”.

Gjithashtu, shtesat dhe ndryshimet e propozuara synojnë të përmirësojnë legjislacionin ekzistues, duke u bazuar në problematikat e hasura gjatë zbatimit të deritanishëm të ligjit duke marrë në konsideratë edhe sugjerimet dhe propozimet e vazhdueshme të ardhura nga shoqëria civile dhe qytetarët. Ndryshimet ligjore ofrojnë zgjidhje më optimale në njohjen me informacionin publik, një sjellje më të përgjegjshme të administratës publike me qëllim rritjen e transparencës, reduktimin e hapësirave për korrupsion dhe rritjen e besimit të publikut në administratën publike.

Komentet nga qytetarët

arrow

QENDRA SHKENCE DHE INOVACION PER ZHVILLIM (SCiDEV)

Vlerësojmë që disa nga sugjerimet e shoqërisë civile janë marrë parasysh. Sugjerojmë që të ndryshohen dispozitat për 'kërkesat abuzive' pasi nuk e përmirësojnë situatën me transparencën e autoriteteve publike. Gjithashtu, të parashikohet në ligj mundësia për të ekzekutuar forcërisht vendimet e Komisionerit për të Drejtën e Informimit. Komisioneri për të Drejtën e Informimit duhet të marrë vendim për çdo ankese, duke shmangur “zgjidhjet me ndërmjetësim” dhe/ose refuzimet mes shkresave të nëpunësve të tij pa delegim kompetence.

Postuar më: 05.11.2022 01:12

Diskutimet për këtë konsultim janë mbyllur.