“Për disa ndryshime dhe shtesa në Ligj nr.9867, datë 31.1.2008 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër”
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit
|
Postuar më: 24.10.2022
|
Data e Mbylljes: 27.12.2022
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 333
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
Kuvendi
P R O J E K T L I GJ
Nr._____/2022
“PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJ Nr.9867, datë 31.1.2008 “PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE DHE TË PROCEDURAVE PËR TREGTIMIN NDËRKOMBËTAR TË LLOJEVE TË RREZIKUARA TË FAUNËS DHE TË FLORËS SË EGËR”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9867, datë 31.1.2008 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për tregtimin ndërkombëtar të llojeve të rrezikuara të faunës dhe të florës së egër” i ndryshuar bëhen ndryshimet si më poshtë vijon:
Neni 1
Kudo në tekstin e ligjit:
- fjalët: “revokim” dhe “revokon”, zëvendësohen me fjalët: “shfuqizim” dhe “shfuqizon”;
- fjalët “aplikim” dhe “aplikant” zëvendësohen me fjalët “kërkesë” dhe “kërkues”;
- fjalët: “Agjencinë/së e Mjedisit dhe të Pyjeve” zëvendësohen me fjalët: “Agjencinë/së Kombëtare të Mjedisit” ;
ç) fjalët: “inspektor i Policisë Pyjore” zëvendësohen me fjalët: “inspektori
përgjegjës për pyjet”;
Neni 2
Në nenin 17 pika 5 bëhen ndryshimet dhe shtesa si më poshtë:
“5. Kur autoriteti menaxhues, në bashkëpunim me autoritetin shkencor, vëren mangësi në dokumentet e paraqitura, brenda 7 ditëve nga dita e regjistrimit të kërkesës, i kërkon kërkuesit plotësimin e mangësive dhe pasaktësive të konstatuara brenda 10 ditëve nga marrja e kërkesës. Në rast se kërkuesi nuk plotëson pasaktësitë brenda afatit të kërkuar, kërkesa quhet se nuk është regjistruar dhe i kthehet kërkuesit bashkë me aktet e tjera”.
Neni 3
Neni 21 ndryshon si më poshtë:
“ Neni 21
Shfuqizimi
Ministria shfuqizon lejen kur:
a) konstaton se është lëshuar në kundërshtim me legjislacionin e një vendi të huaj, me konventën ose me rezolutat dhe vendimet e konferencës së palëve;
b) provon se mbajtësi i lejes nuk ka përmbushur ndonjërën nga kushtet e përcaktuara në leje ose certifikatë”.
Neni 4
Neni 22 shfuqizohet
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
LINDITA NIKOLLA
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim