“Masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike, 2023 – 2030”
|
Postuar më: 10.10.2023
|
Data e Mbylljes: 07.11.2023
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 2
|
Nr.Shikimeve: 1294
Departamenti i Administratës Publike publikon për konsultim publik draftin e përmirësuar pas fazës së parë të konsultimeve publike të "Dokumentit masat prioritare në kuadër të Reformës së Administratës Publike 2023 -2030".
Palët e interesuara janë të ftuar për të paraqitur komentet dhe rekomandimet e tyre për këtë dokument, brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së këtij njoftimi.
Kadrije V.
Pershendetje.
E gjithe Administrata Publike, ka nevoje per Trajnim Intensiv ne keto Pika: Planifikimin e punes se perditshme, Organizim dhe Komunikim.
1-Planifikimi i Punes; mungon Struktura ne procesin e Perditshem. ne zyrat dhe tavolinat e punonjesve te Administrates Mbizoteron rremuja, rregullat nuk ekzistojne. Nje Plan i Strukturuar i Detyrave nuk Ekziston.
2-Organizimi i Punes edhe ketu mbizoteron rremuja, Zerro Struktur, Zerro moral Pune, Zero Edukat Pune, Zero Krenari Profesioni. Zerro vetpergjegjsi per Punen qe bejne.
3-Komunikimi me Qytetaret; Mirsjellja, Qendrimi Profesional, Menyra sesi Flasin me Qytetaret nuk eshte e Denje per Administraten Publike. Degjon vetem Justifikime pa fund, dhe Arroganza eshte me Bollek.
Nese Administrata nuk trajnohet Seriozisht ne keto Pika, edhe 10000. Euro ne Muaj te paguhen nuk ka per te funksionuar sipas Normave te BE-se. Sepse eshte gjithandej Fryma e perhapur "ku je? Ja ne Pune? Cfar po ben Hic. Biseda te tilla behen ne Telefon perpara Qytetarve qe kan vajtur per te marr sherbim, e Qytetarit i duhet te presi deri sa Zonjat e Zoterinjt te ken mbaruar Hicin.
Kunsultimi me Publikun te behet edhe ne Terren me Qytetaret e thjeshte dhe jo vetem ne Platforme.
Ju uroj Suksese
Me Respekt
K. Vranek
Postuar më: 10.10.2023 06:15
Ansi S.
Duke pasur parasysh levizjet e medha demografike brenda vendit, zbrazjen e disa qyteteve te mesme dhe te medha dhe rendjen e njerezve drejt Tiranes, duhet te shihet mundesia e vendosjes se disa institucioneve shteterore ne qytete te ndryshme, ne nivel institucionesh varesie, ose edhe ministri. Kjo do te sherbeje per ruajtjen e personave te kualifikuar ne qytete te ndryshme dhe rritjen e nivelit te jetes ne to.
Nje tjeter koment lidhet me mundesite per pune ne distance. Periudha e Covid tregoi qe eshte e mundur te punohet pa prezence fizike ne administraten publike dhe kjo mundesi duhet shfrytezuar ne te ardhmen. Organizatat nderkombetare dhe institucionet publike ne vende te tjera po e aplikojne me sukses nje praktike te tille (1-2 dite ne jave punonjesi ka te drejte te punoje nga shtepia) dhe Shqiperia duhet ta shqyrtoje si mundesi.
Postuar më: 11.10.2023 03:21
Komentet nga qytetarët