Projektligji " Per vullnetarizmin"_
Ministri i Shtetit per Rinine dhe Femijet
|
Postuar më: 18.11.2024
|
Data e Mbylljes: 16.12.2024
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 3
|
Nr.Shikimeve: 986
Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët hap procesin e konsultimit publik për Projektligjin “Per Vullnetarizmin”
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në posten elektronike/ e-mail rinia@kryeministria.al
Faleminderit
QENDRA "LUNAH-QENDËR EDUKIMI"
Propozimi ynë është që detyrimi për sigurimin e shëndetit dhe kompensimin e shpenzimeve të vullnetarëve t’i kalojë shtetit dhe jo OJF-ve. Ky ndryshim mund të lehtësojë OJF-të, duke u dhënë mundësinë të fokusohen më shumë në aktivitetet e tyre, ndërkohë që shteti merr përgjegjësinë për sigurimin dhe mbulimin e shpenzimeve të vullnetarëve. Shteti mund të krijojë një fond për të mbuluar këto shpenzime, duke siguruar që të gjithë vullnetarët të kenë mbrojtje të barabartë dhe mundësi të sigurta. Kjo do të rrisë mbështetjen për vullnetarizmin dhe do të përmirësojë kushtet për vullnetarët.
Postuar më: 03.12.2024 12:14
QENDRA "LUNAH-QENDËR EDUKIMI"
Propozojmë që shteti të sigurojë fonde të dedikuara për OJF-të që mbështesin vullnetarët, për t'u mundësuar atyre të mbulojnë shpenzimet e lidhura me vullnetarizmin (si transporti, akomodimi, trajnimi dhe mbështetje për sigurimin shëndetësor) sepse OJF-të shpesh mbështeten vetëm në donacione dhe kontribute private, dhe mund të kenë vështirësi për të mbuluar shpenzimet e lidhura me punën me vullnetarët.
Postuar më: 03.12.2024 12:20
QENDRA "LUNAH-QENDËR EDUKIMI"
Shteti mund të krijojë një sistem ku vullnetarët e angazhuar për aktivitete të caktuara mund të fitojnë "credite" (pikë) që mund t’i shfrytëzojnë për përfitime të ndryshme, si shërbime shëndetësore, trajtime dentare, kurse arsimore, dhe mbështetje për zhvillimin e aftësive profesionale. Pra mund të mendohet një seksion i dedikuar ne eAlbania, për cdo individ që mund të shëbrejë si vullnetar ku merr pikëzimiet e veta, dhe një sistem i dedikuar ku vullnetarët hedhin punët e tyre edhe nëse ëdshtë e nevojshme një monitorim nga shteti i punëve të vullnetarve!
Postuar më: 03.12.2024 12:23
Komentet nga qytetarët