Projektligj “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”
|
Postuar më: 23.07.2025
|
Data e Mbylljes: 20.08.2025
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 9
|
Nr.Shikimeve: 1550
Bledar S.
Komenti 1:
Tek neni 3, pika 2 duhet te shtohen edhe apartamentet e reja qe sipas Ligjit Nr.107 datë 31.07.2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, neni 42 pika 9, e marrin policen e sigurimit nga zhvilluesi.
Neni 42
Certifikata e përdorimit
9. Njëkohësisht me lidhjen e kontratës për kalimin e pronësisë së punimeve, zhvilluesi duhet t’i dorëzojë blerësit një policë sigurimi me afat dhjetëvjeçar me përfitues blerësin/blerësit dhe me efekt nga data e përfundimit të punimeve, që mbulon dëmet e ndërtesës, përfshirë dëmet ndaj të tretëve, që rrjedhin kur, për shkak të tokës ose për defekt të ndërtimit, ndërtimi shembet tërësisht ose pjesërisht, ose paraqet rrezik të dukshëm shembjeje ose defekte të tjera të rënda, që shfaqen pas lidhjes së kontratës së kalimit të pronësisë.
Komenti 2:
Tek neni 9, pika 2 duhet te parashikohet cfare ndodh nese shkelet afati 15ditor I njoftimit, pasi nuk mund te lihet e pasqaruar. Pergjegjesia nuk mund te jete vetem e bleresit per njoftim, pasi mund te merret njoftimi edhe nga ASHK per ndryshimin e pronarit direkt online nese lidhen serverat e AShK me ato te Fondit te Termetit.
Postuar më: 26.07.2025 10:20
Briken T.
Jam kundër projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet për arsyet e mëposhtme:
Detyrim financiar i padrejtë për qytetarët në kushte ekonomike të vështira, sidomos ata që jetojnë në banesa të thjeshta ose në zona rurale. Shumë familje nuk kanë mundësi të paguajnë edhe shpenzimet bazë, dhe vendosja e një pagese të detyrueshme shtesë është e papërballueshme.
Shteti merr rolin e siguruesit unik, duke përjashtuar kompanitë private nga një treg që normalisht duhet të jetë i hapur dhe konkurrues. Kjo përbën një monopol shtetëror dhe krijon dyshime për mungesë transparence dhe efektiviteti në menaxhimin e fondeve.
Ligji ndëshkon qytetarët që nuk paguajnë, duke i përjashtuar nga shërbime publike si kadastra, e‑Albania apo QKB. Kjo përbën një shkelje të të drejtave themelore, pasi askush nuk duhet të pengohet nga aksesimi në shërbime publike për arsye financiare.
Asnjë vend në Bashkimin Evropian nuk aplikon një sistem ku shteti është siguruesi i vetëm, i detyrueshëm, për banesat private. Pse duhet Shqipëria të jetë përjashtim?
Fokusi duhet të jetë tek ndërtimet e sigurta, forcimi i kontrollit teknik, standardet e ndërtimit dhe legalizimi, e jo tek zhvendosja e barrës te qytetarët përmes sigurimeve të detyrueshme.
Nuk ka qartësi për kostot reale që do të paguhen – mungon një simulim konkret. Në mungesë të transparencës për çmimet dhe mbulimin real, qytetarët nuk mund të vlerësojnë as efektin financiar të ligjit.
Nuk përfshihet një mekanizëm i besueshëm për rimbursim të dëmeve. Nëse ndodh një tërmet, si do të garantohet pagesa e menjëhershme dhe e drejtë për dëmet? Nuk ka referenca për garanci financiare ndërkombëtare.
Drafti është në kontrast me parimet e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut. Më shumë kontroll dhe ndëshkim për qytetarët, më pak llogaridhënie nga shteti.
Për të gjitha këto arsye, kërkoj të mos miratohet ky projektligj dhe të rishqyrtohet me një model të hapur, vullnetar dhe të bazuar në incentivim, jo detyrim dhe ndëshkim.
Postuar më: 27.07.2025 09:51
Maksimiljan D.
Pershendetje,
Kam studjuar Projektligjin "Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet" dhe relacionin perkates. Kam pergatitur sugjerimet perkatese per dy dokumentet. Ju lutem, me dergoni nje adrese e-maili qe t'ju dergoj te dy dokumentet me komentet e plotesuara me "track changes". Faleminderit.
Maksimiljan Dhima Inxhinier ndërtimi
Ekspert i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Riskut
Cel: 0692104313; Email: maksimiljan.dhima@gmail.com
Postuar më: 27.07.2025 10:22
Ardian Stamo
1. LIGJI CENON TE DREJTAT KUSHTETUESE SI DHE KONKURENCEN NESE BEHET ME DETYRIM.
ADMINISTRIMI RREZUKUT NGA CDO PRONAR ESHTE E DREJTE E TIJ LIGJORE DHE KUSHTETUESE PER TA BERE APO JO DUKE MARRE PERSIPER PASOJAT ETJ, LIGJI IMPONON KETE TE DREJTE KUSHTETUESE TE CDO PRONARI DHE E BEN ME DETYRIM !!!.
MENDOJ SE DUHET PARA NE ASPEKTIN KUSHTETUES DHE TE KONKURENCES.
DUHET TE JETE NJE ALTERNATIVE JO IMONIM LIGJOR PASI KA QYTETARE QE NUK DUAN TA BEJNE, NUK E VLERSOJ, NUK KANE MUNDESI TA PAGUAJNE, ETJ ETJ.
2. SIGURIMI DUHET TE BEHET JO I DETYRUESHEM POR ALTERNATIV PER QYTETARET MIDIS FONDIT SHTETEROR TE SIGURIMIT TE NDERTIMIT APO PRIVATIT
PRA CDO PRONAR QE VENDOS TE SIGUROJ PRONENE TIJ TE KETE NJE ALTERNATIV TE SHKOJ TEK PRIVATI OSE TE SHKOJ TEK FONDI SHTETEROR I SIGURIMIT TE PRONES; PRA TE VLERESOJ AI KU ESHTE ME E SIGURTE SIGURIMI PRONES. KJO LEJON KONKURENCE NE TREG DHE E RRIT ATE SI DHE RRIT SIGURIN PASI MENDOJ DO ISHTE ME MIRE SIGURIMI NE SHTET PASI RISIGURIMI SIPAS PROJEKT LIGJIT PER I DETYRUSHEM NDERSA PRIVATI E BEN APO JO SI DIHET !!! PASI PRIVATI E MENAXHON VETEM PERGJEGJESIN E TIJ LIGJORE DHE FINANCIARE. NESE PRIVATI MUND TE FALIMENTOJ SHTETI MENDOJ SE KA ME SHUME SIGURI EDHE NE KETE ASPEKT NISUR NGA BUXHETI QE AI MERRE DHE NGA BUXHETI SHTETIT PER CDO QYTETAR ALTERNATIVA E SIGURIMIT NE SHTET DO ISHTE ME E MIRE.
PRA LIGJI NUK DUHET TA BEJ TE DETYRUESHME KETE GJE PER QYTETARET POR TA LEJ SI ALTERNATIVE QE KUSH DO TE SIGUROJ PRONEN TE SHKOJ O TEK FONDI SHTETEROR I SIGURIMIT TE PRONES OSE TEK PRIVATI.
3. DUHET TE SHTOHET FUSHA E MBULIMI NGA RREZIKU I UJIT DHE ZJARRIT.
DUKE QENSE SE JEMI TEK SIGURIMI MENDOJ SE DUHET TE SHTOHET EDHE PER CESHTJEN E ZJARRIT DHE TE UJIT SIGURIMI PRONES JO VETEM PER TERMETET, ETJ.
NESE LIGJI PER PLANIMIFIKIMIN E TERRITORIT KISHTE NJE PERCAKTIM “CERTIFIKATE SIGURIE” E CILA U PERKTHYE NE POLICE SIGURIMI SIPAS PERCAKTIMEVE TE KODIT CIVILE NE KONTRATEN E SIPERMARRJES
TANI PROJEKT LIGJI FELT DREJTE PER DREJTE PER SIGURIMIN E PRONES DHE DUKE QENSE SE (MENDOJ) DUHET TE JETE ALTERNATIVE E PRIVATIT FONDI SHTETEROR I SIGURIMIT TE PRONES PATJETERE QE TE BEHET EDHE ME KONKRET DHE ATRAKTIV TE SHTOHET EDHE SIGURIMI NGA ZJARRIT DHE NGA UJI, ETJ.
4. PERJASHTIM PER ATO QE KANE LIDHUR KONTRATA
SIPAS LIGJIT PER PLANIFIKIMIN E TERRITORIT DHE VKM PER SIGURIMIN E NDERTESAVE SHUME PRONAR KANE KONTRATA NE FUQI PER 10 VJET. KETO DUHET TE PERJASHTOHEN PASI I KANE KONTRATAT E LIDHURA.
ME MENDIMIN QE KJO DO BEHET ALTERNATIVE KETYRE QYTETAREVE DUHET TI BEHET NJE MUNDESI QE KETO NESE VENDOSIN DHE DESHIROJNE TE KALOJNE NGA PRIVATI TEK SHTETI FONDI SHTETEROR PRA TE KENE MUNDESI TA KALOJNE KONTRATEN TEK FONDI SHTETEROR I SIGURIMIT TE PRONES.
5. KALIMI KONTRATAVE NGA PRIVATI TEK FONDI SHTETEROR DHE E KUNDERTA
PER ATO QE KANE KONTRATA NE FUQI LIGJI TE PARASHIKOJ MUNDESIN E KALIMIT TE KETYRE KONTRAVE NGA PRIVATI TEK FONDI SHTETERORE DHE E KUNDERTA. TE JETE QYTETARI QE ME MIRATIMIN E KETIJ LIGJI PER ZGJEDH MIDIS FONDIT SHTETERORE APO PRIVATIN.
6. PRIMI SA DO JETE
LIGJI NUK PARASHIKON KETE GJE NESE KONTRATA DO TE JETE VJETORE SA DO TE JETE PRIMI ??? TEK VKM ESHTE VENDOS NE FAKT NJE 1 % E VLERES SE PRONES POR PA ASNJE BAZE LIGJORE DHE REALCION PSE ESHTE 1 %.
ALTERNATIVA (JO IMPONIMI ME DETYRIM) DHE KONKURENCA MIDIS FONDIT DHE PRIVATIT DO TE BEJ TE MUNDUR QE QYTETARET TE PAGUJNE ME PAK PER SIGURIMIN E BANESAVE DHE KJO DO TE BEJ TE MUNDUR QE KETO INSTRUMENTA TE BEHEN EDHE ME SHUME TE PERDORSHME.
7. PALLATET NE FAZE NDERTIMIT
AS VKM – JA DHE AS KU LIGJ NUK FLET PER SIGURIMIN E SUBJEKTIT NDERTUESE NE FAZE NDERTIMIT. LIGJI DHE VKM PERKATESE FLASIN PER PRONA DMTH PASI KA PERFUNDUAR NDERTIMIT DHE KUALDIMI DHE CERTIFIKIMI, POR ASNJE NUK FLET PER TE SHMANGUR NJDONJE RAST POTENCIAL TE PRISHES SE NJE OBJEKTI NE FAZE PERFUNDIMTI NGA TERMETI DHE PASAOJAT DHE PROBLEMET SOCIALE DHE FINANCIARE QE DO TE PRODHJ KJO GJE.
MENDOJ SE DUHET TE BEHET E DETYRUESHME QE SIPAS FAZAVE TE NDERTIMIT SHOQERITE TE DETYROHEN TE SIGUROJNE OBJEKTIN NE FAZE NDERTIMIT MINIMALISHT DERI TEK DOREZIMI PAS KUALIDIMIT TEK PRONARI. LIGJI PARASHIKON QE KUR DOREZOHET PRONA PASI TE KUALIDOHET NGA BASHKIA PERGJEGJESIA KALON TEK AI QE E KA MARRE NE DOREZIM. PRA NGA FILLIMI NDERTIMIT DHE DERI TEK DOREZIMI KETO INVESTIME JANE TE PA SIGURUARA DHE JANE POTENACIAL RREZIKU SOCIAL , EKONOMIK DHE LIGJOR NE RASTET EVENTUALE TE FATKEQESISE.
UNE MENDOJ SE KY LIGJ DUHET TE VENDOS NJE NENE KU ME MIRATIMIN E LEJES SE NDERTIMIT TE PAGIHET EDHE NJE POLICE SIGURIMI PER OBJEKTIN NE FAZE NDERTIMIT QE TE GJITHE SHOQERIT E NDERTIMIT TE JENE TE SIGURUARA NE INVESTIMIN QE DO TE BEJME (OSE SIPAS FAZAVE TE NDERTIMIT) DERI NE PERFUNDIMIN E NDERTIMTI DHE DOREZIMINE TIJ PASI TE MERRET AKTI KUALIDIMIT. KJO MUND TE NDIKOJ NE KOSOT POR NE KRAHASIM ME ATE QE SHMANG ESHTE E PA LLOGARITSHME. NESE PO FLASIM PER TERMET ME MIRE SIGURON INVESTIMIN / OBJEKTIN NE NDERTIM PASI ESHTE INVESTUAR , ESHTE I PA PERFUNDUAR, I PA DOREZUAR DHE I SHITUR KOMPLET DHE NE RAST TERMETI DHE PRISHJE TE TIJ DO SILLTE PROBLEME SHUME TE MEDHA SOCIALE DHE EKONOMIKE DHE LIGJORE ETJ.
SHOQERITE E NDERTIMIT DUHET TE SIGUROJNE INVESTIMIN E TYRE DERI NE REALIZIMIN E NDERTIMIT DHE DOREZIMIN E TIJ PASI TE MERRET CERTIFIKATA E PERDORIMIT.
KJO DUHET TE SHTOHET NE LIGJ DHE TE JETE ALTERNATIV QE SHOQERITE NDERTIMIT TA BEJNE TEK PRIVATI OSE TEK FONDI SHTETEROR I SIGURIMIT TE NDERTIMIT.
Postuar më: 28.07.2025 04:12
Abdyl S.
Projektligji parashikon krijimin e një enti publik Fondi për Tërmetet i cili:
•Nuk i nënshtrohet licencimit sipas ligjit për sigurimet (ligji bazë për sigurimet nr. 52/2014);
•I jepet me ligj ekskluziviteti për sigurimin e detyrueshëm të banesave;
•Detyron qytetarët të lidhin kontrata vetëm me këtë ent publik, duke përjashtuar shoqëritë private të sigurimeve pra mohohet e drejta zgjedhjes
Kjo vjen në kundërshtim me Ligjin për mbrojtjen e konkurrencës, i cili ndalon praktikisht pozitat dominuese pa konkurrencë, Kushtetutën e Shqipërisë, veçanërisht nenin 11/3 (ekonomia e tregut të lirë) dhe nenin 17 (proporcionaliteti i kufizimit të të drejtave themelore).
- Cenimi i lirisë kontraktore dhe zgjedhjes së qytetarëve
Projektligji i detyron individët të blejnë një kontratë sigurimi vetëm nga një subjekt specifik, pa mundësi zgjedhjeje, pa specifikime të qarta për:
• çmimin e primit,
• shumën e sigurimit,
• shërbimet reale të mbuluara.
Kjo bie ndesh me parimet e lirisë kontraktore të përcaktuara në nenin 660 të Kodit Civil dhe me parimin e sigurisë juridike, pasi qytetarët nuk dinë as sa do paguajnë dhe as çfarë mbulimi real do marrin por kjo do caktohet here pas here nga Qeveria nderkohe qe kufizimet sipas Kushtetutes rregulloreht vetem me ligj .
Projektligji parashikon përjashtimin nga kompensimi të:
•shpenzimeve për heqjen e mbeturinave,
•shpenzimeve për zhvendosjen,
•pajisjeve dhe sendeve brenda banesës.
Këto janë shpenzime reale që çdo pronar duhet t’i mbulojë në rast tërmeti, dhe mungesa e tyre i zbeh ndjeshëm përfitimin real nga kjo skemë, duke e kthyer detyrimin në një barrë financiare.
Mbivendosje financiare dhe taksimi i shumëfishtë ku Qytetarët do të:
•paguajnë primin e detyrueshëm të sigurimit;
•vazhdojnë të sigurojnë vullnetarisht pronat e tyre për rreziqe të tjera (zjarr, përmbytje, etj.);
•në rast tërmeti, do të duhet të përballojnë vetë kostot që nuk mbulohen nga Fondi dhe gjithashtu do të mbeten tatimpagues për rindërtimet përmes buxhetit publik.
Kjo ngarkesë e trefishtë bie ndesh me parimin e proporcionalitetit fiskal dhe krijon diskriminim të pajustifikuar financiar për qytetarët.
Rreziku i mungesës së transparencës dhe mungesa e garancive për efikasitetin e Fondit
•Nuk ka kritere për kapital minimal, aftesi paguese, apo kontroll risku si për subjektet e tjera të sigurimit;
•Risigurimi dhe investimet janë të përjashtuara nga rregullat e prokurimit;
•Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare nuk ka rol thelbësor në licencim dhe mbikëqyrje, veçse për rekomandime.
Propozim per disa ndryshime thelbesore me qellim nje lgj efektiv dhe ne kohe i zbatueshem :
•Shoqëritë e sigurimit të licencuara aktualisht të autorizohen për të ofruar policën e sigurimit të detyrueshëm nga tërmeti;
•Të aplikohet një model i unifikuar i kontratës dmth standard me rregulla të qarta të përbashkëta për të gjithë operatorët;
•Të krijohet një skemë e përbashkët rishpërndarjeje risku konsorcium i detyrueshëm ose “pool”, ku të gjithë operatorët kontribuojnë në mbulimin e katastrofave, me koordinim nga AMF.
Krijimi i Fondit Shtetëror vetëm si garantues/risigurues
•Fondi për Tërmetet mund të funksionojë si instrument risigurimi apo garantimi shtetëror, jo si operator direkt në treg;
•Ai do të mbështesë financiarisht shoqëritë e sigurimit në rast katastrofash me përmasa të mëdha për të ruajtur stabilitetin e sistemit.
Projekti i propozuar ka rreziqe te antikushtetueshmerise dhe per me shume te mos jete afatgjate ne zbatim
Postuar më: 29.07.2025 02:47
Hamza S.
Shume mire qe merren masa te tilla, por pa i hyre thelle per te kuptuar arsyet dhe qellimet, vleresoj se duhet te merren ne konsiderat dy fakte:
E para duhet te jete sigurim vullnetar jo i detyrueshem, pasi ngjan me sigurimin ndaj paleve te treta! Kujt pale mund ti bej dem objekti si send i paluajtshem?
Dhe se dyti, perse vetem ndaj "nga termet", dhe jo "nga fatkeqesite natyrore".
Postuar më: 30.07.2025 02:41
Eduart G.
Më poshtë paraqitet analiza nen për nen për pjesët më thelbësore të projektligjit, duke përfshirë vërejtje për qartësinë ligjore, efektet sociale dhe financiare.
Neni 1 – Objekti
Objektivi është i qartë, por mungon referenca ndaj kuadrit ekzistues ligjor për mbrojtjen civile, si Ligji nr. 45/2019 “Për mbrojtjen civile”, që do të mundësonte harmonizimin e politikave të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore.
Neni 2 – Fusha e zbatimit
Në këtë nen mungon një ndarje sipas riskut, për shembull sipas zonës sizmike ose kategorisë së ndërtimit.
Duhet të përfshihet një klasifikim i zonave me rrezik të lartë, duke vendosur politika çmimesh të diferencuara.
Neni 3 – Përkufizime
Përcaktimet janë të përgjithshme dhe duhet të shtohet përkufizimi i “vlerës së sigurueshme” dhe “përjashtimeve nga sigurimi”.
Duhet të shtohet përkufizimi i “banesave në ndërtim”, “ndërtimeve informale” dhe të qartësohet nëse ato përfshihen apo përjashtohen.
Neni 4 – Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet
Ligji ngarkon me detyrim financiar pronarët pa një përllogaritje paraprake të përballueshmërisë, sidomos për kategoritë vulnerabël.
Duhet të ketë një mekanizëm subvencionues për familjet me të ardhura të ulëta ose për banesat sociale.
Neni 6 – Tarifat dhe prime
Tarifat përcaktohen në varësi të vlerës së godinës dhe të riskut.
Ky parashikim është teorikisht korrekt, por mungon transparenca për mënyrën e llogaritjes së primeve dhe për ndikimin buxhetor te familjet me të ardhura të mesme dhe të ulëta.
Duhet të ketë një simulim të kostove dhe një kornizë të qartë për përjashtimet apo reduktimet e tarifave.
Neni 9 – Mbulimi dhe përjashtimet
Ky nen është kritik për të kuptuar se çfarë mbulohet dhe çfarë jo.
Përjashtimet nuk janë të përcaktuara mjaftueshëm. Mungon transparenca për termat që do të përdoren nga kompanitë e sigurimeve për të mohuar pagesat.
Të përfshihet një listë shteruese për përjashtimet, dhe të vendoset një autoritet mbikëqyrës për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet qytetarëve dhe siguruesve.
Neni 11 – Zbatimi dhe kontrolli
Ky nen parashikon organet që do të kontrollojnë zbatimin e ligjit.
Nuk ka referencë specifike ndaj rolit të Entit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve (AMF), i cili duhet të jetë qartësisht përgjegjës për monitorimin e tregut dhe mbrojtjen e të siguruarve.
Neni 13 – Masa kalimtare dhe afatet
Ky nen përcakton afatin e hyrjes në fuqi dhe periudhën e tranzicionit.
Nuk është e përcaktuar sa kohë u jepet qytetarëve dhe institucioneve për përshtatje, dhe nuk ka fazim sipas prioriteteve (p.sh., fillimisht banesat sociale, më pas bizneset etj.).
Të aplikohet fazimi i detyrimit sipas kritereve sociale dhe rrezikut.
Projektligji që synon të vendosë një skemë të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet për pasuritë e paluajtshme në Shqipëri përbën një nismë me rëndësi strategjike për menaxhimin e rreziqeve natyrore dhe rritjen e reziliencës së qytetarëve dhe ekonomisë kombëtare. Megjithatë, një analizë përmbajtësore sipas elementeve kryesore tregon disa problematika serioze të natyrës juridike, sociale, institucionale dhe financiare.
Qartësia ligjore është në nivel mesatar.
Projektligji, pavarësisht përpjekjes për të ndërtuar një skemë funksionale, mbetet i paqartë në disa aspekte kyçe. Në nenin 3, ku përkufizohen termat bazë, mungojnë disa nocione esenciale si "banesë e vetme familjare", "grup i cenueshëm", apo "vlerë reale e objektit të siguruar". Po ashtu, nuk ka asnjë referencë eksplicite ndaj ligjeve ekzistuese për sigurimet private (Ligji nr. 52/2014) apo akteve nënligjore që rregullojnë tregun. Mungesa e harmonizimit mund të sjellë konfuzion për institucionet zbatuese dhe konsumatorët.
Drejtësia sociale rezulton e ulët.
Projektligji nuk parashikon asnjë dispozitë që të marrë në konsideratë kategoritë vulnerabël të popullsisë (si pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike apo personat me aftësi të kufizuara). As në nenin 5, që përcakton detyrimin për sigurim, e as në nenin 13 për përjashtimet nga përgjegjësia, nuk përmendet ndonjë skemë mbështetëse apo subvencionimi për këto kategori. Ky boshllëk përbën një rrezik të thellimit të pabarazisë sociale dhe penalizimit të atyre që kanë më shumë nevojë për mbrojtje.
Zbatueshmëria shihet se do të ketë probleme.
Projektligji nuk jep një vlerësim të kostove të zbatimit të tij, as nuk analizon kapacitetet ekzistuese të administratës publike për të identifikuar dhe monitoruar përfshirjen në sigurim të çdo objekti ndërtimi në vend. Neni 11, që i referohet zbatimit dhe mbikëqyrjes së sigurimit, nuk përcakton qartë procedurat, përgjegjësitë dhe afatet për përfshirjen e qytetarëve në skemë. Zbatueshmëria rrezikon të bjerë në mungesë zgjidhjesh administrative dhe teknologjike për zbatim masiv, në kohë të shkurtër.
Mbrojtja e konsumatorit është e pamjaftueshme.
Në nenin 9, që përcakton procedurat e pagesës së primeve dhe afatet për mbulimin e dëmeve, nuk ekzistojnë dispozita mbrojtëse ndaj qytetarëve në rast të sjelljeve abuzive të siguruesve. Mungojnë dispozita për ankesa, arbitrazh apo penalitete ndaj vonesave të pajustifikuara. Gjithashtu, nuk ka asnjë parashikim për transparencën e kushteve të kontratës standarde, çka lë qytetarin të pambrojtur ndaj klauzolave të paqarta apo ndëshkuese.
Transparenca financiare duket si munguese.
Projektligji nuk përmban asnjë shtojcë apo relacion shoqërues që të simulojë ndikimin financiar të skemës së sigurimit të detyrueshëm në buxhetin familjar të kategorive të ndryshme të popullsisë. Neni 10, që i referohet çmimit të primeve dhe përllogaritjes së tyre, i referohet kritereve të përgjithshme pa përfshirë ndonjë kuadër të transparencës ose konsultimi me publikun. Kjo krijon pasiguri në perceptimin publik dhe rrezikon refuzimin ose shmangien nga qytetarët.
Mbikëqyrja është e paqartë.
Edhe pse në disa nene përmendet roli i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), nuk ka përcaktim të qartë të përgjegjësive, instrumenteve të kontrollit dhe mekanizmave të raportimit publik. Neni 12 për ndëshkimet administrative është i përgjithshëm dhe nuk lidhet me një sistem efektiv auditimi të brendshëm dhe të jashtëm të skemës. Nuk kërkohet raportim periodik nga AMF për përfshirjen, dëmet e paguara, apo qëndrueshmërinë financiare të skemës.
Në mbyllje, projektligji, ndonëse nismë e nevojshme, ka nevojë për përmirësim të ndjeshëm në disa drejtime për t’u bërë një instrument funksional, i drejtë dhe i zbatueshëm. Pa një qasje gjithëpërfshirëse që të sigurojë qartësi, mbrojtje të konsumatorit, përfshirje sociale dhe transparencë, ekziston rreziku që ky ligj të mos arrijë qëllimin e tij: mbrojtjen reale të qytetarëve nga pasojat shkatërruese të tërmeteve.
Postuar më: 30.07.2025 02:50
Eduart G.
Rekomandime kryesore për rishikim:
1. Vendosja e një modeli progresiv dhe të subvencionuar, për shtresat në nevojë dhe zonat me rrezik të ulët.
2. Zbatim fazor duke testuar efektet në zona urbane me risk të lartë.
3. Fondi i solidaritetit shtetëror për të mbështetur ata që nuk përballojnë primat.
4. Forcimi i rolit të AMF në kontrollin e primave dhe mbikëqyrjen reale të skemës.
5. Krijimi i një portali publik transparent për policat, tarifat dhe ankesat.
Postuar më: 30.07.2025 02:51
DHOMA AMERIK. E TREGT. NE SHQIPERI
Ky projektligj është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë së qytetarëve dhe menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë natyrore. Megjithatë, natyra e tij detyruese dhe ndërveprimi me kuadrin ekzistues ligjor ngre disa çështje që kërkojnë saktësim dhe përmirësim.
1. Fusha e zbatimit dhe përkufizimet
Projektligji përkufizon banesat dhe seksionet e brendshme, por lë paqartësi për ndërtesat me përdorim të përzier ose për strukturat që janë vetëm pjesërisht rezidenciale. Këto raste mund të sjellin interpretime të ndryshme dhe mosmarrëveshje gjatë zbatimit. Po ashtu, përkufizimi i “ngjarjes së tërmetit” lidhet me magnitudën mbi 5.0, por nuk specifikohet procesi për njohjen dhe shpalljen zyrtare të saj nga autoritetet, duke krijuar hapësirë për kontestim.
2. Natyra detyruese dhe proporcionaliteti
Projektligji e lidh sigurimin e detyrueshëm me aksesin në shërbime të rëndësishme (kadastra, e-Albania, QKB). Edhe pse ky është një stimul i fortë për respektimin e ligjit, refuzimi i shërbimeve bazë për personat që nuk janë në përputhje mund të cenojë parimin e proporcionalitetit, veçanërisht për shtresat vulnerabël. Nevojitet parashikimi i përjashtimeve ose lehtësive për kategori të caktuara të popullsisë.
3. Qeverisja dhe pavarësia institucionale
Krijimi i Fondit për Tërmetet si shoqëri aksionare publike është një qasje pozitive, por ligji i jep Ministrisë së Financave kompetenca të gjera mbi emërimet dhe mbikëqyrjen, duke ngritur dyshime mbi pavarësinë e vërtetë të Fondit. Kriteret për anëtarët e bordit janë të përcaktuara, por do të ishte e nevojshme të shtohen dispozita më të detajuara mbi konfliktin e interesit, transparencën, publikimin e raporteve dhe auditimeve periodike.
4. Procesi i pretendimeve dhe zgjidhja e mosmarrëveshjeve
Projektligji parashikon një afat tre mujor për pagesën e pretendimeve, por nuk sqaron procedurat në rast refuzimi apo vonese. Gjithashtu, ankimi para komisionit ad-hoc nuk është i detajuar për nga përbërja dhe kompetencat. Një kuadër më i plotë mbi mekanizmat e ankimimit dhe përfshirja e zgjidhjeve alternative si ndërmjetësimi ose arbitrazhi do të siguronte më shumë besim dhe efikasitet.
5. Mbrojtja e të dhënave personale
Projektligji parashikon krijimin e një regjistri të sigurimit dhe shkëmbim të të dhënave ndërmjet institucioneve, por nuk referon në mënyrë të qartë përputhshmërinë me ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale. Pa saktësime të tilla, ekziston rreziku i kontestimeve ligjore për privatësinë dhe të drejtat e qytetarëve.
6. Marrëdhënia me sigurimin privat
Projektligji trajton sigurimin e detyrueshëm dhe atë vullnetar, por koordinimi mes tyre dhe renditja e pagesave nuk është i detajuar. Për të shmangur mbivendosje dhe kontestime, nevojiten rregulla të qarta mbi trajtimin e pretendimeve dhe të drejtën e subrogimit.
Me respekt,
Dhoma Amerikane e Tregëtisë
Postuar më: 19.08.2025 01:56
Komentet nga qytetarët