PROJEKTLIGJ "PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 10 171, DATË 22.10.2009,"PËR PROFESIONET E RREGULLUARA NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR"
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
|
Postuar më: 04.06.2026
|
Data e Mbylljes: 02.07.2026
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 0
|
Nr.Shikimeve: 248
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, fton qytetarë, ekspertë të fushës, shoqata dhe përfaqësues të tjerë të publikut të interesuar për të kontribuar përgjatë procesit të konsultimit publik të projektligjit “Për një shtesë në ligjin nr. 10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
Ky projektligj ka për qëllim përfshirjen e profesionit të agronomit në listën e profesioneve të rregulluara në Republikën e Shqipërisë, duke krijuar bazën ligjore për rregullimin, licencimin dhe mbikëqyrjen e ushtrimit të këtij profesioni. Mungesa e përfshirjes së agronomit në këtë kuadër ligjor ka sjellë deri më sot mangësi në standardizimin e ushtrimit të profesionit, në garantimin e cilësisë së shërbimeve dhe në mbrojtjen e interesit publik në sektorin bujqësor.
Ju ftojmë të dërgoni komentet dhe sugjerimet tuaja brenda 20 ditëve pune nga data e shpalljes së njoftimit të procesit të njoftimit dhe konsultimit publik në adresën Kjara.Vogli@bujqesia.gov.al .
Faleminderit!
Nuk ka ende asnjë koment për këtë konsultim