Projektligji “Për mbrojtjen e konsumatorit”.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
|
Postuar më: 02.07.2025
|
Data e Mbylljes: 30.07.2025
|
Statusi: Konsultim i mbyllur
|
Nr.Komenteve: 1
|
Nr.Shikimeve: 788
arjan h.
Përshëndetje
Nga nje analize e projektligjit vura re se projektligji i ri nuk e trajton drejtpërdrejt rregullimin e paketave të udhëtimit, por e delegalon kompetencën tek ligji “Për Turizmin”. Nga ana tjetër, neni 54, pika 2 e ligjit për Turizmin përcakton se për paketat e udhëtimit zbatohen dispozitat e legjislacionit për mbrojtjen e konsumatorit.
Në këtë mënyrë, del qartë se rregullimi juridik i paketave të udhëtimit nuk është i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë as në projektligjin e ri dhe as në ligjin për turizmin, por mbështetet mbi ligjin “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, siç është VKM nr. 65, datë 21.1.2009.
Kjo mënyrë e tërthortë e rregullimit mund të shkaktojë paqartësi normative për subjektet turistike dhe konsumatorët,vështirësi në zbatim dhe në mbikëqyrje administrative dhe mungesë koherence me Direktivën (EU) 2015/2302 për paketat turistike, e cila kërkon rregullim të qartë e të harmonizuar të kësaj çështjeje.
Do të ishte e udhës që në projektligjin e ri të parashikohej qartësisht
një seksion i veçantë për paketat e udhëtimit, ose të paktën referim i drejtpërdrejtë dhe sistematik tek ligji për mbrojtjen e konsumatorëve dhe aktet përkatëse, për të siguruar një qasje më të qartë dhe të qëndrueshme.
Postuar më: 29.07.2025 11:43
Komentet nga qytetarët